Gazeta bota sot kosov

Ma ka klonu dikush ni website tem, cka muj me ba?

2024.05.17 22:43 molla85 Ma ka klonu dikush ni website tem, cka muj me ba?

Pershendetje njerz,
E kom ni website temin edhe sot e pash qe ma klonu njani websiten tem (edhe pse psh spo osht i klikushem a najsen, si phishing po doket) po puna keq se e ka ble edhe domain si une me te vetmin dallim psh website jem me pas emrin redditkosova .com e i atij redditkosova. co. Dmth identik klon i website tem edhe userat e mi mujne me u habit me hi tek ky.
Cka muj me ba?
S'po di a duhet me provu DMCA takedown se s'di a llogaritet qe kam copyrights qe e kam website qe 2+ vjet po s'kam najfar trademark te regjistrume. Puna ne website eshte e jemja krejte.
A ka avokata ne Kosove qe jane te besueshem qe munden me u merr me kete pune apo muj me kry pune vete?
submitted by molla85 to kosovo [link] [comments]


2024.05.08 21:48 Then_Marionberry_259 COMEX Vaults-SILVER, two truckloads into Brinks, 11 koz out of Delaware. 2.38 million oz moved to registered-2.02 million oz from HSBC and the rest from Brinks. GOLD, 675 oz out of Brinks. Elevated Spot volume in Silver only today.

COMEX Vaults-SILVER, two truckloads into Brinks, 11 koz out of Delaware. 2.38 million oz moved to registered-2.02 million oz from HSBC and the rest from Brinks. GOLD, 675 oz out of Brinks. Elevated Spot volume in Silver only today. submitted by Then_Marionberry_259 to MetalsOnReddit [link] [comments]


2024.05.02 08:29 RealClintEastwood Bugs

Bugs
Hello, usec and bears, 1st image is my errors, and the 2nd in the mods that I installed. Boss Notifier told me there was Killa around somewhere in the Factory, but I didn't find him. It was very scary to wonder around silent Factory knowing there should be Killa around somewhere)) This bug happened either because of Backdoor Bandit (Door breacher, witch didn't work, or shooting the lock with shotgun shells wasn't enough), or because of Valens progression mod, cos these are the mods that I've just installed. I'll delete VP first and load into the factory again to test it. (But before that I'll visit his page to check if this mod is compatible with SPT 3.8.0).
UPD: By some reason my Realism config doesn't work anymore :( Any box I check spawns a message, that says I either exit the application, or it will continue to work with some kind of error.
UPD2: Removing Valens Progression helped with bots not spawning (but they still rock 995s..)
https://preview.redd.it/sgbsoi9ijyxc1.png?width=2560&format=png&auto=webp&s=a10d3fddc14188c7449816ed6a0f9aadb16c0c92
https://preview.redd.it/2u55oh9ijyxc1.png?width=649&format=png&auto=webp&s=a3ef507c4b8a5bc64dddbe875da89506e30895bb
submitted by RealClintEastwood to SPTarkov [link] [comments]


2024.04.06 16:40 gjergj1444 Formularet e regjistrimit të popullsisë REKOS 2024

Formularet e regjistrimit të popullsisë REKOS 2024 submitted by gjergj1444 to kosovo [link] [comments]


2024.04.02 02:21 jomshqiptar Regjistrimi i Popullsisë se Kosovës ne 2024?

Pershendetje, sot e pash qe ne muajin prill do filloje regjistrimi i popullsise ne Kosove. Deshta me pyt se a ka dikush njohuri per neve qe jemi qytetare te Kosoves e qe jetojme jashte Kosoves a ka mundesi me u regjistru online? Edhe sa te sakta jan informatat qe ata qe punojne ne regjistrime i bejne. Per shembull e mbaj mend ne vitin 2011 shumicen e informatave i kan bo vetem hajt si pershembull feja ja kan fut psh musliman pa kon njeri si person musliman. Nese ka dikush njohuri ju lutem m tregoni.
submitted by jomshqiptar to kosovo [link] [comments]


2024.03.04 15:16 Lucianberg Adelina Ismaili and Drilon Gashi: Controversial discussion about religion that was banned from RTK

What do you think about this interview? What do you agree with and what don’t you agree with? What specific part of the discussion do you think made RTK not emit this episode of the show?
More info about the situation:
https://fax.al/news/40184865/drejtori-i-rtk-se-emisionin-me-drilon-gashin-e-ndala-une-eshte-i-denuar-per-sulm-ndaj-gruas
https://kohajone.com/i-ndaluan-emisionin-reagon-adelina-ismaili-une-jam-nene-e-cila-nuk-beson-ne-roberi/
https://telegrafi.com/iu-ndalua-transmetimi-emisionit-te-saj-ne-rtk-adelina-flet-serish-mendoj-qe-meriton-te-degjohet-nje-aspekt-moderuar-fese-islame/amp/
https://www.kosova-sot.info/opinione/708900/adelina-ismaili-kengetarja-qe-i-kendoi-kosoves-dhe-skenderbeut/
submitted by Lucianberg to kosovo [link] [comments]


2024.02.11 16:07 Albanian91 Kërstiq: Britma të vdekjes në Mitrovicë, qentë endacakë po helmohen masovikisht - Bota Sot

Kërstiq: Britma të vdekjes në Mitrovicë, qentë endacakë po helmohen masovikisht - Bota Sot
Veriu din ta zgjidh problemin me qentë endacak. Pse qytetet tjera ne Kosovë sndermarin dicka? Qent endacak jane rezik per shoqërinë.
submitted by Albanian91 to kosovo [link] [comments]


2024.01.24 14:45 gate18 "Cancel culture" (siç e shoh un) duhet në Shqipëri

Ka disa dekada që mendoj që
Në varësi se kë pyet "Cancel culture" ta bëjnë sikur është diktaturë. Por thjeshte, populli (me të drejt ose jo) ma kënaqësitë e tij i bën publike.
Nuk e di nëse e ka thënë Enveri por i atribuohet që ka thënë "edhe barë do hani", dhe populli s'ka pas çfarë të bëj. Dhe bota para internetit... Të ka dal dikush ne TV? thjeshtë ose e ke pa ose e ke fik TV-n, nuk ke pas si të reagosh.
![](https://i.imgur.com/y6e9MPf.png)
Sot, dhe pse, NORMALE, humoristëve, shkrimtarëve, aktorëve... nuk ju pëlqen, populli nuk është më thjeshtë radio-marrëse, por dhe dhënëse.
Un jam 100% pro LGBTs
Un jam 100% pro LGBTs, dhe me duken injorant ato qe janë kundër, ama, fakti që ky anti-LGBT-ës ka takatin që injorancën e ti ta bëj publike, më bën të ndihem shuuummmëëëë mirë. Sepse edhe injorantët e tjerë nuk do mund të rrinë duke menduar që kanë të drejtë
Ne si shoqëri (si të gjitha shoqëritë) kemi ide te kalbura (nëse je anti LGBT, me siguri do pajtohesh me mua që rreth diçkaje ne kemi myk ne koke). Dhe mënyra për ta hequr mykun është që ti ajrosim publikisht idetë i kalbura - në mënyrë që dikush të thotë "o pallosh, je gabim"
Nëse Marigoja do kishte internet dhe do e kishte shkuar ne FaceBook atë "për inat të botës", shumë veta do i thoshin "mos e pi helmin mi gru se bota se çan karin.
(Si gjithmonë, downnotes dhe komentet vari këtë, vari atë vinë me territorin)
submitted by gate18 to albania [link] [comments]


2024.01.23 03:24 yoo420blazeit Milaim Zeka, Jack Smith dhe whistlebloweri John F. Moynihan

Nuk e kam pa qe kjo teme eshte diskutu ne media?
Fjala eshte per nje whistleblower qe ka punu ne DEA te USA, i cili ka raportu kinse Jack Smith ka shantazhu politikane nga Kosova per mos me qene te akuzume ne Gjykaten Speicale.
Shume e quditshme? Nese i degjon intervistat e Milaim Zekes te para 4-5 viteve, ai thote se Gjykata Speciale eshte si nje engjull qe ka ra prej qielli per shqiptaret! E lavredon Jack Smithin, pranon se ka bashkupunu me kete gjykate, i gezohet lajmit qe gjykata e ka arrestuar Hashim Thacin, etc.
Nese e degjon diskursin e Milaim Zekes sot, verehet ndryshimi 180 shkalle! Sot ai e kritikon gjykaten speicale dhe Jack Smith.
Eshte me u qudite, ne raportin te cilin do ta linkoj ne fund, Milaimi thot se ka paguar para pas shantazhit qe ju ka bere ketij nga njerzit e Speciales (perfshire disa shqiptar).
Ne kete raport i cili mbeshtetet nga disa (jo shume) politikane te GOP, flitet se si krejte gjykata speciale na qenka e pardrejte, edhe sipas deshmise te Milaimit, edhe pse ky njeri e kishte dergu ne qiell kete gjykate me lavderatat e tij.
----
Cfare mendoj une?
Ky tip, Milaim Zeka, nuk e ka fort merzi se cfare ndodhe ne gjykate apo cfare ndodh ne Kosove. Une mendoj se ky njeri eshte i gatshem te thote cfaredo ne menyre qe te mundohet te shpetoj veten e tij.
Prej kujt ta shpetoj? Nuk e di saktesisht. Por nje njeri qe ndryshon deklaratat kaq shpesh, e sahere i ndryshon del e flet ne publik me 100% siguri se tani e ka mire, eshte shume i dyshimte.
Ne raport flitet se Milaim Zeka paska qene i akuzuar per nje vrasje, e pastaj paska paguar afer 1 milion euro (nese nuk gaboj) shantazhuesit ne menyre qe ky rast te mos flitet.
Ne raport Milaimi thote se eshte i gatshem te flas edhe para Senatit Amerikan nese eshte nevoja e te deshmoje se e thote te verteten. Mirepo, une mendoj se nje 16 vjecar me njohuri ne kompjuter dhe me pak kohe te lire mund te bej nje super-koleksion me deshmi te ndryshuara prej Milaim Zekes dhe me kontradikta qe do ta benin me u cudite gjithekend.
----
A ka ndokush ndoje detaj me shume per kete ngjarje, pasi qe ne mediat shqip nuk eshte se kam hasur dikund dicka, sikur dikush do qe kjo teme mos te behet publike ne Kosove, ne kete kohe!
----
Linku i artikullit te reportit (ENG):
https://www.scribd.com/document/690970605/John-F-Moynihan-Whistleblower-Complaint-Against-Jack-Smith

submitted by yoo420blazeit to kosovo [link] [comments]


2024.01.12 17:45 72jJajajaj O u knaqa tu u knaq

O u knaqa tu u knaq
BRAVO BRAVO KOSOVA, bye bye Pistols
submitted by 72jJajajaj to kosovo [link] [comments]


2024.01.07 11:33 MicSokoli Viti 2024, vazhdojnë politikanët me rrejtë pa kurfar Kompleksi

Viti 2024, vazhdojnë politikanët me rrejtë pa kurfar Kompleksi submitted by MicSokoli to kosovo [link] [comments]


2024.01.05 20:54 pak-ma-ndryshe E ardhmja e Shqiperise ne raportin US, Rusi, Ukraine, Kina dhe EU

US sikur po e le mbasdore Ukrainen dhe do te fokusohet tek Kina se shpejti. Timonin do tja lere BE por dihet qe nga nje ane kemi Francezet qe kane interesa ruse dhe serbe, e nga ana tjeter gjermanet qe jane spektatore e habiten kur i vjen lufta tek pragu i shpise. Kur e kishte BE ne dore luftën jugosllave lejoji te ndodhin masakra derisa nderhyri US.
Serbia nuk eshte budalle qe po armatoset kaq shume e dihet qe objektivi eshte nga Bosnja ne Durres. Greku brenda kufijve i ka mbaruar detyrat, ska ngel me shqiptar te ngreje zerin ne parlament apo ne rruge. Sapo te hapet rruga (te bie NATO) direkt per ta taku serbin ne Durres i ka vu syte.
Une e shof situaten 1000% alarmante qe sot per vete arsyen qe nuk jemi pergatitur per dite te keqija. Vetem shanci na ruan nga ideja qe per US eshte me me lerverdi te mbeshtese Ukrainen e ta dobesoje Rusine sepse do i kthehej me e fuqishme pas 10 apo 20 vitesh nqs US heq dore nga Ukraina. U leverdis ta dobesojne Rusine per ta pas aleat te Kines me te dobet kur ti vije radha Taiwanit gjithashtu.
Do isha i qete nqs sikur inat te na kishin si popuj sic kane gjithe bota cifutat, kur vjen puna per gjeopolitike Israeli ja ka rrit vlerat e saj politike, gjeografike dhe ushtarake ne piken qe i kane politikat e jashtme te njejta. A s'duhet qe shteti shqiptar te vendos afat qe brenda 2024 te gjithe shqiptaret te jene shtetas te Shqipërisë, ti mohoet dalja detare Serbise, te loboje kundra idiotllikut qe serbia pengon kosoven ne EU, ta hedhim ne gjyq greqine per camet, te kerkojme ngritjen e partive shqiptare ne greqi, te mbeshtesim hapur partite nacionaliste ne Maqedoni? Te blejme armatime qe te jemi gati jo per nqs por per kur do filloj Serbia implementimin e kapjes se Ballkanit perëndimor?
submitted by pak-ma-ndryshe to albania [link] [comments]


2024.01.01 20:07 Soggy-Investigator53 Gjithe shqiptaret e kane origjinen nga Dardenet qe kane emigruar ne Alpet Shqiptare gjat dundjeve Sllave

Ka ardhur koha te pranojme ne nje fare menyre se gjuha shqipe nuk eshte folur ne menyre uniforme ne te gjithe territorin shqiptare ka pas periudha ku ne Epire eshte folur Latinisht, Greqisht dhe Bulgarisht dhe ne Kosove eshte folur Latinishte dhe Serbisht.
Gjuha shqipe eshte dukshem nje pasardhese gjuhen iliro thrake autoktone te ballkanit. eme specifikishte mund t epercaktohet nga afersia e gjuhes shqipe me rumanishten se keto gjuhe kan qene ne kontakt me njera tjetren per shume, nga formimi i dialekteve shqiptare faktohet gjuhesishte se dialektet e gjuhes shqipe kan filluar te formohen ne shekullin e 400 A.D ndoshta nga popullsi te zhvendosura nga dundjet e goteve ose huneve, pra popullsia vendesa e ketyre territore qe kane qene kryesishte Illire te asimiluar ne kulturen greke ose romake kane filluar te flasin dialektin Dardan te perzier me ndonje dialekt Thrake. Por megjithate shqipja pavaresishte se ka ardhur ne keto territore gjate shekullit te 400 ajo ndervite eshte tkurur si pasoje e dundjeve sllave , per te fituar serishte peshe ne shekullin e 11 ku kemi pasur ekspansion shqiptare dhe gjate sundimit Ottoman kur u kthyem ne musliman dhe si mysliman ripushtuam Kosoven dhe territore te tjera. Po mos te ishte per malet e veriut te Shqiperise ku banojne ata qe ne i shajme si malok ndoshta sdo te kishte fare shqiperi sot.
submitted by Soggy-Investigator53 to albania [link] [comments]


2023.12.28 21:37 IliriaLegacy Jo tani rregulloj raportet...

Jo tani rregulloj raportet... submitted by IliriaLegacy to kosovo [link] [comments]


2023.12.23 13:36 stefi9100 Veliaj me këshilltarët bashkiakë: Keqardhje që një pjesë e politikës tallet me qytetarët

Veliaj me këshilltarët bashkiakë: Keqardhje që një pjesë e politikës tallet me qytetarët
https://ift.tt/SR0v7Nn
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në takimin e fundvitit me anëtarët e Këshillit Bashkiak, tha se buxheti i Bashkisë së Tiranes për vitin 2024 është 10 herë më i madh se ai që u gjet nga administrata e kaluar.
Ai shprehu keqardhjen për skenat e krijuara nga opozita në mbledhjen e Këshillit.
“Unë e trajtoj me shumë respekt votën e atyre që na kanë mbështetur, ashtu sikurse respektoj edhe bindjen e atyre që nuk mendojnë si ne, sepse them se duhet të punojmë më shumë për ta çuar përpara Tiranën. Por, kur shikon disa kolegë që nuk e kanë fare problem të tallen dhe ta trajtojnë pa pikë respekti votën e qytetarit, ç’rëndësi ka sa pak je, vërtet ndoshta nuk i ke numrat, por ke mundësi të bësh diferencën në cilësi, të japësh një propozim alternativ, të thuash ti një buxhet sipas pikëpamjes tënde, një sistem taksash sipas pikëpamjes tënde, një plan investimesh sipas ideve të tua, është për të ardhur keq”, tha Veliaj.
Kreu i Bashkisë shtoi se në kontrast me sjelljen e këshilltarëve të opozitës, Tirana po merret seriozisht nga liderët e Europës, të cilët e kanë shpallur kryeqytet të Rinisë, Sportit dhe Kulturës.
“Ulen njerëz shumë seriozë kur diskutojnë cili do të jetë kryeqyteti Europian i Rinisë, ulen njerëz shumë seriozë në Bruksel te diskutojnë cili e meriton titullin Qyteti Europian i Sportit, ulen po ashtu njerëz shumë seriozë dhe thonë: Kujt do ia japim këtë titullin Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës? Kur ti shikon që bota të merr kaq seriozisht dhe ndërkohë, një pjesë e politikës thjesht tallet me qytetarët dhe thjesht i përdor si mish për top në këtë kulturën e sharjes e përçarjes, edhe në vigjilje të Krishtlindjes, thua pse duhet të jetë kështu? Nuk e di kush e mbjell këtë mallkim! Duket si ai mallkimi i Rozafës që ca vëllezër duhet ta bënin murin, të tjerët e prishnin”, tha më tej Veliaj.
Ai shtoi se tensionet në parlament po zhvendosen edhe në Këshillin Bashkiak, si një kopje e shëmtuar e po një pjese të vogël të politikës.
_“Sot të vetmit që pengojnë qytetin, progresin, zhvillimin, janë një pjesë e jona, fatmirësisht e vogël, dhe e pamjaftueshme për të na penguar, por kur do vijë ajo ditë? Kjo është brenga ime. Pra, aq sa jam krenar për çfarë kemi arritur, aq edhe është brengë sesi Këshilli Bashkiak po kthehet në një miniaturë të Parlamentit, me ato lloj sjelljesh primitive. Ndërkohë që, për fatin tonë, shoqëria është emancipuar shumë dhe ka ecur shumë më shumë përpara. Ne kemi një shoqëri e cila sot kodon, ne kemi një shoqëri sot që ka ndjesi ambientaliste për mobilitetin dhe për mënyrën sesi e trajton jetën. Shoqëria jonë është shumë perëndimore. Dhe në qoftë se Shqipëria është Europa në Ballkan, Tirana është pjesa më europiane e Shqipërisë_“, tha kryebashkiaku.
Top Channel
submitted by stefi9100 to AlbanianNews [link] [comments]


2023.12.23 13:07 stefi9100 Veliaj me këshilltarët bashkiakë: Keqardhje që një pjesë e politikës tallet me qytetarët

Veliaj me këshilltarët bashkiakë: Keqardhje që një pjesë e politikës tallet me qytetarët
https://ift.tt/axXEl3n
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në takimin e fundvitit me anëtarët e Këshillit Bashkiak, tha se buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2024 është 10 herë më i madh se ai që u gjet nga administrata e kaluar. Ai shprehu keqardhjen per skenat e krijuara nga opozita në mbledhjen e këshillit.
_“Unë e trajtoj me shumë respekt votën e atyre që na kanë mbështetur, ashtu sikurse respektoj edhe bindjen e atyre që nuk mendojnë si ne, sepse them se duhet të punojmë më shumë për ta çuar përpara Tiranën. Por, kur shikon disa kolegë që nuk e kanë fare problem të tallen dhe ta trajtojnë pa pikë respekti votën e qytetarit, – ç’rëndësi ka sa pak je, vërtet ndoshta nuk i ke numrat, por ke mundësi të bësh diferencën në cilësi, të japësh një propozim alternativ, të thuash ti një buxhet sipas pikëpamjes tënde, një sistem taksash sipas pikëpamjes tënde, një plan investimesh sipas ideve të tua, – është për të ardhur keq,”_tha Veliaj.
Kreu i Bashkisë shtoi se në kontrast me sjelljen e këshilltarëve të opozitës, Tirana po merret seriozisht nga liderët e Europësc të cilët e kanë shpallur kryeqytet të Rinisë, Sportit dhe Kulturës.
_“Ulen njerëz shumë seriozë kur diskutojnë cili do të jetë kryeqyteti Europian i Rinisë, ulen njerëz shumë seriozë në Bruksel të diskutojnë cili e meriton titullin “Qyteti Europian i Sportit”, ulen po ashtu njerëz shumë seriozë dhe thonë: Kujt do ia japim këtë titullin Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës? Kur ti shikon që bota të merr kaq seriozisht dhe ndërkohë, një pjesë e politikës thjesht tallet me qytetarët dhe thjesht i përdor si mish për top në këtë kulturën e sharjes e përçarjes, edhe në vigjilje të Krishtlindjes, thua pse duhet të jetë kështu? Nuk e di kush e mbjell këtë mallkim! Duket si ai mallkimi i Rozafës që ca vëllezër duhet ta bënin murin, të tjerët e prishnin,”_tha më tej Veliaj.
Ai shtoi se tensionet në parlament po zhvendosen edhe në Këshillin Bashkiak, si një kopje e shëmtuar e po një pjesë të vogël të politikës.
“Sot të vetmit që pengojnë qytetin, progresin, zhvillimin, janë një pjesë e jona, fatmirësisht e vogël, dhe e pamjaftueshme për të na penguar, por kur do vijë ajo ditë? Kjo është brenga ime. Pra, aq sa jam krenar për çfarë kemi arritur, aq edhe është brengë sesi Këshilli Bashkiak po kthehet në një miniaturë të Parlamentit, me ato lloj sjelljesh primitive. Ndërkohë që, për fatin tonë, shoqëria është emancipuar shumë dhe ka ecur shumë më shumë përpara. Ne kemi një shoqëri e cila sot kodon, ne kemi një shoqëri sot që ka ndjesi ambientaliste për mobilitetin dhe për mënyrën sesi e trajton jetën. Shoqëria jonë është shumë perëndimore. Dhe në qoftë se Shqipëria është Europa në Ballkan, Tirana është pjesa më europiane e Shqipërisë,” deklaroi më tej Veliaj./tvklan.al
The post Veliaj me këshilltarët bashkiakë: Keqardhje që një pjesë e politikës tallet me qytetarët appeared first on Tv Klan.
submitted by stefi9100 to AlbanianNews [link] [comments]


2023.12.22 22:52 stefi9100 Mbreti i Zullumit…

Mbreti i Zullumit…
https://ift.tt/O6Pc9RD
Shtatëdhjetë e pesë vota sollën miratimin në seancë plenare të enjten të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për masë sigurie arrest shtëpie ose arrest me burg për ish-kryeministrin Sali Berisha, nën hetim për korrupsion dhe i shpallur non grara për të njëjtat arsye nga SHBA dhe Britania e Madhe.
Pas heqjes së imunitetit, do të jetë gjykata që do të vendosë se cila masë është e përshtatshme për këtë rast.
Analisti Bedri Islami në një koment në DITA lidhur me seancën dhe aktualitetin politik thotë se vendi ka nevojë urgjente për opozitë morale.
“33 vite me radhë… Në Gjermani janë ndërruar katër kancelarë, Berisha mbeti. Në SHBA disa presidentë, ai mbeti. Njeriu që kishte premtuar se do të qëndronte në politikë vetëm një mandat apo dy, është përsëri kreu i Foltores, i Rithemelimit, në pritje të vulës apo të burgosjes.
Në 33 vite ai, nëse do të kishte menduar për të ardhmen, do të kishte pranë vetes disa figura të reja, që mund të ishin të denjë për një politikë ndryshe, bashkuese dhe jo ndarëse, të mendimit dhe jo të çjerrjes.
Në 33 vite ai e ka humbur cilësinë pa të cilën nuk mund të drejtohet, ndjenjën e së mundshmes. Opozita do të rrijë edhe pak kohë në hyqmin e tij. E ka zgjedhur vetë këtë rrugë.
Edi Rama mund të qeverisë lehtësisht, deri në ditën që përfundimisht do të lodhet nga pushteti. Dhe të ik vetë, – shkruan Islami.
Ndërsa analisti Mero Baze thotë se Berisha do ngujohet në zyrën e tij në ish- SHQUP.
“Sali Berisha po përpiqet të ngrejë moralin e mbështetësve të tij që e kanë braktisur, duke u ngujuar në zyrat e SHQUP, pas vendimit për arrestimin e tij. Po përpiqet ta kthejë ndërtesën e SHQUP, në një kullë gjaku, për të negociuar fatin e tij.
Zakonisht në kullën e ngujimit të gjakmarrjes, dorëzohej vrasësi, dhe tregonte si e kishte vrarë hasmin. Dhe nëse e kishte vrarë sipas rregullave, thirrej dhe familja viktimë për t’i pajtuar. Por Berisha është dorëzuar si një vrasës që nuk pranon krimin. Madje as reflekton për krimet që ka bërë dhe as i rrëfen ato. Do thjesht t’i iki dënimit.
Përpjekja e tij për t’u mbyllur në kullën e ngujimit, në një ndërtesë që nuk i përket as atij, as familjes së tij politike, me shpresë se dikush do trokasë të negociojë fatin e tij, është iluzion i rremë”, – shkruan Baze.
DITA risjell sot nga arkiva disa vargje të poetit të ndjerë Arben Duka të botuara kur Berisha u shpall non grata nga Shtetet e Bashkuara.
O Sali Berisha,
mbreti i zullumit,
më në fund ta prenë,
masën e kostumit!
Ta puthësh në ballë,
vetëm një “non grata”,
shkofsh atje ku dita,
është njëlloj si nata!
Me kohë kemi shkruar,
si parapagim,
ti për këtë popull,
je kryemallkim!
Me ty shumë jam marrë,
ndaj më s’po e zgjat,
pleqëri të bardhë,
dhe jetë shumë të gjatë!
Dhe jetë shumë të gjatë,
o mortja Sali,
se kështu shumë vite,
do shkosh në qeli!
Se s’paske akuza,
sot ke pretendime,
po të gjithë t’i dinë,
ato qindra krime!
Këtu edhe gjetkë,
e dinë të tërë,
se çdo krim të mundshëm,
Sali e ke bërë!
—-
Për më shumë, mund të lexoni sot në DITA, versioni print i gazetës në kioskat e shtypit në gjithë vendin

The post Mbreti i Zullumit… appeared first on Gazeta Dita.
submitted by stefi9100 to AlbanianNews [link] [comments]


2023.12.22 21:39 stefi9100 Zbulohet sa çifte do të shkojnë në finalen e madhe të Dancing With the Stars

Zbulohet sa çifte do të shkojnë në finalen e madhe të Dancing With the Stars
https://ift.tt/KyfUloe
Sot në gjysmë finalen e Dancing With The Stars nis gara e vërtetë.
Yjet janë në ankth më shumë se kurrë; dy prej tyre do të lënë sonte përfundimisht garën, duke humbur mundësinë për të fituar çmimin e madh prej 50.000 eurosh.
Kështu, ngelen vetëm 3 çifte që do t’I bashkohen sot Fifit dhe Gracianos për të shkuar në finalen e madhe të Danicng Ëith the Stars.
Votoni nga Shqipëria dhe Kosova në numrat përkatësisht 56666 dhe 55099 duke dërguar me mesazh kodin e çiftit që doni t’i dërgoni në finale dhe mos harroni; mund të votoni nga e gjithë bota në voto.top-channel.tv.
Top Channel
submitted by stefi9100 to AlbanianNews [link] [comments]


2023.12.20 19:46 stefi9100 Kërkuan pezullimin e masës ndaj Sali Berishës, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e deputetëve të opozitës, ja argumenti

Kërkuan pezullimin e masës ndaj Sali Berishës, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e deputetëve të opozitës, ja argumenti
https://ift.tt/KMeHS3X
Gjykata Kushtetues ka rrëzuar kërkesën e deputetëve të opozitës në lidhje me rastin e ish-kryeministrit Sali Berisha, duke bërë legjitime kështu masën e dhënë ndaj tij nga GJKKO “detyrim paraqitje” dhe ndalim i daljes jashtë vendit.
Sipas Gjykatës Kushtetuese nuk legjitimohen deputetët t’i drejtohen për një çështje të tillë, në emër të një individi kësaj gjykate.
“Mbledhja e Gjyqtarëve, e mbledhur sot, në datën 20 dhjetor 2023, bazuar në nenin 54, pika 3 të ligjit nr. 8577/2000 të ndryshuar, me shumicë votash, vlerësoi se Kërkesa nuk plotëson kriteret ligjore paraprake për pranimin e saj për shqyrtim në seancë plenare, për këto arsye: neni 124 i Kushtetutës parashikon se Gjykata zgjidh mosmarrëveshjet kushtetuese dhe bën interpretimin përfundimtar të saj.
Kurse bazuar në nenin 131, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, Gjykata vendos për mosmarrëveshjet e kompetencës ndërmjet pushteteve, e cila në rastin konkret pretendohet se është midis Kuvendit nga njëra anë dhe SPAK dhe GJKKO nga ana tjetër”, thuhet ne njoftim.
Në kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese, demokratët kërkonin të zgjidhnin konfliktin e kompetencave ligjore mes SPAK dhe Kuvendit, “për sa i përket heqjes ose kufizimit të lirisë ndaj një Deputeti, në të gjitha format, kur këto kufizime të lirisë kryhen nga pushteti gjyqësor pa pyetur, pa kërkuar e pa marrë paraprakisht autorizimin e shprehur të Kuvendit”.
Po ashtu, në padi thuhet se duhet të shpallen të papajtueshme me kushtetutën masat e marra nga SPAK për Berishën, në lidhje me privatizimin e kompleksit “Partizani”, pasi nuk ishte marrë më herët autorizimi nga Kuvendi. Deputetët demokratë kërkuan gjithashtu pezullimin e të gjitha masave të marra ndaj Berishës.
Kujtojmë që SPAK i kërkoi më 12 dhjetor Kuvendit autorizimin për arrestimin e Sali Berishës në kushtet kur ish-kryeministri nuk zbatoi masën e gjykatës, atë të detyrimit për tu paraqitur. SPAK kërkoi ta zëvendësojë masën dhe ta ashpërsojë në arrest shtëpie ose arrest me burg.
Vendimi i plote
Në datën 15.12.2023 në Gjykatën Kushtetuese është regjistruar kërkesa e një grupi prej jo më pak se një e pesta e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (30 deputetë), të cilët kanë kërkuar:– interpretimin përfundimtar të nenit 73, pika 2, të Kushtetutës, i cili parashikon se: “Deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarëdo lloj forme apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Kuvendit”;– zgjidhjen e konfliktit të kompetencave ndërmjet Kuvendit dhe SPAK e GJKKO-së për sa i takon çështjes së heqjes dhe/ose kufizimit të lirisë së deputetit të Kuvendit në çdo formë, pa kërkuar e pa marrë paraprakisht autorizimin e Kuvendit;– konstatimin e papajtueshmërisë me Kushtetutën dhe marrëveshjet ndërkombëtare të masave shtrënguese të sigurimit personal të caktuara me vendimet gjyqësore të GJKKO-së së shkallës së parë dhe apelit ndaj deputetit Sali Berisha, si dhe pezullimin e këtyre masave.Grupi i deputetëve ka parashtruar se ndaj deputetit Sali Berisha janë vendosur dy masa shtrënguese personale “Detyrimi për paraqitje” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, pa u kërkuar më parë autorizimi i Kuvendit, siç parashikohet nga neni 73, pika 2, i Kushtetutës. Në këtë mënyrë, vendimet gjyqësore për vendosjen e këtyre masave kanë krijuar një mosmarrëveshje kompetencash midis organit të Kuvendit, nga njëra anë, dhe organeve të SPAK-ut dhe GJKKO-së, nga ana tjetër, prandaj, për këtë shkak, lind nevoja e interpretimit të nenit 73, pika 2, të Kushtetutës. Grupi i deputetëve ka pretenduar edhe se këto masa janë marrë në kundërshtim me Kushtetutën, për rrjedhojë kanë kërkuar pezullimin e tyre. Ata, gjithashtu, kanë parashtruar se si subjekt i pakushtëzuar nuk kanë detyrimin për të provuar para Gjykatës lidhjen mes veprimtarisë ligjore që kryejnë dhe çështjes kushtetuese të ngritur.Gjithashtu, kërkuesi ka paraqitur në Gjykatë një kërkesë për përshpejtimin e gjykimit të çështjes, duke parashtruar se në datën 21 dhjetor 2023 është caktuar seanca plenare e Kuvendit gjatë së cilës është planifikuar miratimi për dhënien e autorizimit për kërkesën e arrestit të deputetit.Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, në datën 19 dhjetor 2023, pasi mori në shqyrtim paraprak çështjen, vendosi ta kalojë atë për shqyrtim në Mbledhjen e Gjyqtarëve.Mbledhja e Gjyqtarëve, e mbledhur sot, në datën 20 dhjetor 2023, bazuar në nenin 54, pika 3, të ligjit nr. 8577/2000, të ndryshuar, me shumicë votash, vlerësoi se kërkesa nuk plotëson kriteret ligjore paraprake për pranimin e saj për shqyrtim në seancë plenare, për këto arsye:Neni 124 i Kushtetutës parashikon se Gjykata zgjidh mosmarrëveshjet kushtetuese dhe bën interpretimin përfundimtar të saj.Kurse bazuar në nenin 131, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, Gjykata vendos për mosmarrëveshjet e kompetencës ndërmjet pushteteve, e cila në rastin konkret pretendohet se është midis Kuvendit, nga njëra anë, dhe SPAK dhe GJKKO, nga ana tjetër.Kushtetuta ka mirëpërcaktuar rastet kur grupeve të deputetëve u janë njohur të drejta si entitete dhe në këtë drejtim një e pesta e deputetëve dhe Kuvendi janë subjekte kushtetuese të ndryshme që nuk mund të barazohen me njëri – tjetrin.Për rrjedhojë, kërkuesi, grupi i deputetëve, nuk legjitimohet t’i drejtohet Gjykatës, pasi referuar mosmarrëveshjes së pretenduar të kompetencave, ai nuk është subjekt në konflikt, pra nuk rezulton t’i jetë marrë ndonjë kompetencë apo të jetë cenuar drejtpërdrejt në ndonjë kompetencë. Grupi i një të pestës së deputetëve, pavarësisht se është pjesë e ushtrimit të veprimtarisë legjislative të Kuvendit, nuk nënkupton që është subjekti kushtetues për të cilin bën fjalë neni 73, pika 2, i Kushtetutës, pra ai nuk mund të veprojë në emër dhe me tagrat e Kuvendit. Për këto arsye, Mbledhja e Gjyqtarëve vendosi moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare, ndaj pretendimet e kërkuesit dhe kërkesa për pezullimin e masave të sigurimit nuk mund të shqyrtohen në themelin e tyre.
a.c./dita
The post Kërkuan pezullimin e masës ndaj Sali Berishës, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e deputetëve të opozitës, ja argumenti appeared first on Gazeta Dita.
submitted by stefi9100 to AlbanianNews [link] [comments]


2023.12.17 22:42 movsumahmedov Bakı Metropoliteninə pulun az ayrılması

Bakı Metropoliteninə pulun az ayrılması
Sizcə yeni stansiyaların bu qədər yavaş tikilməsinin səbəbi nədir? 55 illik metroya 27-28 stansiya çox azdır. Mənə elə gəlir metroya 2-3 milyard pul ayrılsa ölkədəki bir çox problemləri həll etmiş olarıq. Bu qədər pulla təzə qatarlar ala, stansiyalar aça, qırmızı və yaşıl xətləri ayıra və bir sıra əlavə şeylər etmək olar. Sizcə niyə metro bu qədər diqüətdən kənarda qalıb və hamı dayanmadan tıxacı həll etmək üçün onsuz geniş olan yolları genişləndirməkdən ya da camaatı bakıdan qovmaqdan danışır?
submitted by movsumahmedov to azerbaijan [link] [comments]


2023.12.17 03:47 According-Fly1335 Youtube Monetise

sot mbjen me apliku per her t5 nyoutube , normal tndryshme po skom mujt asniher me mar pare , per arsye qe spo muj me bo verify ID spe njeh shtetin e kosoves ose diqka a din dikush qysh muj me ja bo me funksionu qet her ? Respekte
submitted by According-Fly1335 to kosovo [link] [comments]


2023.11.23 19:47 Creative_Visual5939 Lufta diplomatike dhe ushtarake e Perandorisë Austro-Hungareze për sigurimin e pavarësisë së Shqipërisë, dhe mbrojtjen e Durrësit dhe Shkodrës nga pushtuesit serb e malazez.

Lufta diplomatike dhe ushtarake e Perandorisë Austro-Hungareze për sigurimin e pavarësisë së Shqipërisë, dhe mbrojtjen e Durrësit dhe Shkodrës nga pushtuesit serb e malazez.
🇦🇹🇹🇯Plani Austro-Hungarez për sigurimin e pavarësisë së Shqipërisë
🟢Në Vjenë, më datat 16-19 tetor 1912, u mbajt një konferencë, ku u diskutua mbi Shqipërinë.Aty u diskutua territori i ardhshëm i shtetit Shqiptar dhe ndër të tjerash edhe për atë se, nëse Sanxhaku që ishte në kufi me Austro-Hungarinë, mund t'i kalonte apo jo Shqipërisë së ardhshme.Sanxhaku u shqytrua si nyjë strategjike, si komunikim me Shqipërinë dhe si pengesë kundra bashkimit Serbi-Mali i Zi.Gjithashtu konferenca, përveç kufirit ekstrem në veri diskutoi edhe për kufirin ekstrem të jugut.U vendos të bëheshin përpjekje që, në tokat që do të merrte Greqia, të respektoheshin sa të ishte e mundur kufijtë e gjuhës shqipe.Kufijtë territorialë të këtij shteti të ri, duhet të siguronin interesin, vitalitetin e stabilitetin dhe do të përfshinin, nëse ishte e mundur, të gjithë Shqiptarët që jetonin në Perandorinë Osmane dhe si rrjedhojë të krijohej një Shqipëri natyrale.Do të ishte në interesin e zhvillimit dhe lidhjeve ekonomike dhe politke me Austro-Hungarinë, nëse ky shtet i ardhshëm, do të shtrihej më larg në lindje.Austro-Hungaria ishte e mendimit se shteti Shqiptar i ardhshëm duhet të ishte neutral për një kohë të caktuar, për t'u mbrojtur prej lakmive të fqinjëve më të fortë.
🔵Më 30 tetor 1912, ministri i jashtëm i perandorisë, Berchthold nxorri një program politik në lidhje me situatën në Ballkan, ku shprehte dhe kundërshtimin e Monarkisë së Danubit për lejimin e një porti Serb në Durrës.Në pikën 1 dhe 2 thuhej se:
🟣1.- Dëshira e Serbëve për zgjerim territorial duhet të refuzohet në mënyrë absolute.Kjo ambicie mund të merrej si një shenjë e sigurt që, Serbia nuk dëshiron të jetojë një miqësi të gjatë me Monarkinë dhe nuk do të përdori një port Boshjank.Një korridor Serb në Adriatik sigurisht që do të ishte i papajuteshëm.
🟣2.- Shqipëria duhet të ketë një zhvillim të lirë dhe kjo është në lidhje të ngushtë me interesat vitale të Monarkisë.Bregu Lindor i Adriatikut, nuk mund të pushtohet nga një Fuqi e Madhe.Që të parandalohet një konflikt, që do të rezultonte nga një pushtim i tillë, një shtet viabël e sa më i madh duhej krijuar.Një Shqipëri e vogël që nga lindja, ofron pak garanci për qëndrueshmëri në të ardhmen.
🔵Po më 30 tetor, Berchthold i paraqiti Berlinit këtë qëndrim zyrtar të diplomacisë së Monarkisë së Danubit, por në formë më të prerë.Në pikën 3 dhe 4 flitet për të ardhmen e Shqipërisë dhe ndër të tjera shprehej qartë pakënaqësia e monarkisë mbi pretendimet Serbe:
🟣3.- Në kërkoftë Serbia të shtrihet deri në Adriatik do t'i thuhet që në fillim jo.Në dashtë vetëm një rrip toke për tê dalë në Adriatik, kjo s'mund të jetë tjetër veçse tokë Shqiptare, për fitimin e së cilës, nuk mund t'i njihej Serbisë në asnjë mënyrë, kurrfarë e drejte në themel të principit të kombësisë që, predikon ajo vet.Një zgjerim i tillë do të dëmtonte pa të drejtë, aspiratat e Shqiptarëve.
🟣4.- Shqipëria duhet të ketë një zhvillim të lirë dhe kjo është në lidhje të ngushtë me interesat vitale të Monarkisë.Bregu Lindor i Adriatikut, nuk mund të pushtohet nga një Fuqi e Madhe.Që të parandalohet një konflikt, që do të rezultonte nga një pushtim i tillë, një shtet viabël e sa më i madh duhej krijuar.Duhet me doemos të krijohet një Shqipëri e lirë dhe e zonja që të jetojë.Veç kësaj, një Shqipëri e vogël mund t'i ketë ditët e shkurtra dhe neve një gjë e tilë, kurrsesi nuk na leverdis.
🟢Berchthold ishte i mendimit se, Gjakova, Prizreni, Peja, dhe rrethet e tyre, banoheshin nga Shqiptarët, dhe të futeshin ato vende në Shqipërinë e ardhshme ishte sa e dobishme dhe e drejtë.Në jug-lindje sipas tij Greqia duhej të shtrihej deri në Kallamas.Në veri-perëndim Berchthold i jepte rëndësi, që të mbeste e pacënuar toka Shqiptare.Në lidhje me kreytarin e shtetit ai ishte i mendimit të zgjidhej një princ i huaj gjerman që të ishte protestant, në mënyrë që të mos identifikohej me asnjë nga fetë që praktikoheshin në Shqipëri, me qëllim që princi të ishte mbi palët.
🔴Më 3 nëntor 1912, Vjena njofton zyrtarisht Serbinë se nuk do e lejonte në Adriatik.
🟢Në 3 nëntor 1912, në mes të euforisë së Serbisë, Vjena dërgoi profesorin Redlich, nē Beograd për të parë e dëgjuar pretendimet Serbe në lidhje me Shqipërinë.Ai u takua me Pashiç, kryeministrin Serb.Pashiç paraqiti pretendimet e Beogradit në Shqipëri.Sipas Pashiç-it, Serbia e vjetër përfshinte, Vilajetin e Kosovës së bashku me bregdetin Adriatik, që fillonte poshtë nën Durrës dhe shkonte deri në Shëngjin.Sipas tij, dalja në det ishte çështje jete për Serbinë, pa të cilën ajo do të zihej si një kazan me kapak të mbyllur.Ai ishte shprehur profesorit Austriak se synimi i monarkisë për lëninen e asaj pjese të Adriatikut Shqipërisë ia bënte të pamundur Serbisë daljen në Adriatik dhe eksportin e prodhimeve vendase.Pashiç e justifikonte me daljen ekonomike dhe e mbështeste tek e drejta historike.Sipas tij Shqipëria e pavarur ishte një gjest i bërë kundra Serbisë, dhe se porti i Durrësit ishte një çështje vitale për Serbinë.Pashiç shprehej se Austro-Hungaria nuk kishte pse të shqetësohej për daljen në Adriatik të Serbisë nëpërmjet Durrësit sepse sipas tij, Serbët do tē kujdeseshin që t'i siguronin Shqiptarëve gjuhën, shkollat e tyre, fenë e tyre dhe zakonet e tyre.Por Austro-Hungaria e dinte se kjo do të thoshte cënim i pavarësisë së Shqipërisë dhe se Serbia në dashtë ta merrte Durrësin nuk do të ndalonte aty por do të gëlltiste të tërë veriun e Shqipërisë.Ugron, Ambasadori i monarkisë në Serbi i deklaroi prerë Pashiç-it se:"Tokat shqiptare duhet t'u mbeten Shqiptarëve.Austro-Hungaria e ka menduar gjatë ktë dhe pas një shikimi të gjithanshëm të problemit, arriti në konkluzion se, nuk mund të lejojë Serbinë të dalë në detin Adriatik dhe ky qëndrim nuk mund të ndryshoj.Këtë plan Serbia duhet ta lë pas, pasi ne nuk do japim votën tonë që të coptohet Shqipëria".
🔴Pas pushtimit të Prizrenit Serbët kishin marrë flakë nga një eufori e madhe.Zyrtarja Serbe Samoprava shprehej kështu:"Na vjen keq që të jemi të detyruar t'i vëmë në dukje monarkisë që motivet tona kombëtare dhe nevojat për arrijten e pavarësisë ekonomike dhe politke, kërkojnë absolutisht daljen në det.
🔴Pretendimet e saj ishin se:
🔴1.Shqiptarët ishin në anën e Turkut, në luftë ndaj nesh.Shqiptarët nuk kan një territor të tyren të veçantë, ata në mesjetë, ishin në territorin e shtetit Serb e Bizantin.
🔴2.Është pranuar moskapaciteti i tyre, për një shtet me jetë të lirë.
🔴3.Krijimi i një shteti Shqiptar, do të shkonte në dëm të paqes në Ballkan, e në dëm të zhvillimit civil të shteteve e popujve, më tepër të përparuar në gadishull.
🔴4.Shqiptarët do të konfiktoheshin midis tyre, siç kanë bërë deri tani.
🟢Megjithë kundërshtimet e fuqive të mëdha Serbia nuk tërhiqej nga dalja në det.Insistonte dhe madje tentonte "të korruptonte" Austrinë.Në 18 nëntor, ajo i paraqiti një plan Austrisë për aneksimin e Shqipërisë Veriore, së bashku me Durrësin dhe si koncesion Serbia i ofronte Austrisë, mospagimin e doganave në këtë territor.Ambasadori Austriak i deklaroi Beogradit, që as që mund ti'a paraqiste Berchthold-it një propozim kaq të turpshëm.Berchtholdi reagoi duke thënë se përgjigjja e monarkisë ishte e prerë dhe pandryshuar, dhe se ky pretendim as që meritonte të merrej parasysh.Berchthold ua bëri të qartë fuqive të mëdha qëndrimin e monarkisë në lidhje me pretendimet e Serbisë për daljen në det nëpërmjet tokave Shqiptare, duke deklaruar se:"Në këtë çështje, ne nuk lëshojmë pe në asnjë mënyrë".Rusia ishte pozicionuar në krah të Serbisë.Ndërkohë Franca, Anglia, Italia dhe Gjermania shprehën kundërshtimin e tyre për një port Serb në Adriatik.
🔴Pushtimi i Portit të Durrësit nga Serbët dhe mobilizimi i Austro-Hungarisë për luftë
🔴Serbia synonte të kapte portin e Shëngjinit dhe Durrësit sa më parë, me qëllim që, ta bënte marrjen e tyre fakt të kryer, përpara opinionit publik ndërkombëtar.Gazeta Serbe 'Politika' shkruante se"Ose dalim në det, ose vdesim".Greqia, Bullgaria e Mali i zi e mbështesnin hapur Serbinë.Bullgaria donte ta mbante larg Selanikut, po kështu dhe Greqia larg Egjeut.Venizelo, kryeministri Grek shkoi aq larg duke thënë se në princip qëndruaka krejt me një mendje me Serbinë për portin në Adriatik dhe se për Serbinë, u hedhka në zjarr.Ndërkoh që Fuqitë e Mëdha mendonin se Serbia nuk mund të merrte një port Shqiptar, ushtria Serbe pushtoi Durrësin në 29 nëntor 1912.Pasi hyri në Durrës, komanda Serbe nxorri një shpallje për banorët se:"Ushtria Serbe erdhi në qytetin tuaj për të sjellë rregull, vëllazëri, liri për të gjithë Shqiptarët e Durrësit.Mbasi Evropa u përkul para së të drejtës etike të një shteti të kulturuar, siç është Serbia, e lejoji daljen e saj në det."Në Vjenë po diskutohej seriozisht dhe mundësia e luftës me Serbinë dhe aleatët e saj ballkanik.Për këtë qëllim mbas disa ditësh pas pushtimit të Durrësit, u takuan Schemua dhe Auffenberg, përkatësisht Shefi i shtabit të Përgjithshëm dhe ministri i mbrojtjes së Monarkisë së Danubit me ministrin e jashtëm Berchthold, për të diskutuar mbi një ndërhyrje ushtarake.Austria nuk donte luftë, por për rastin e Shqipërisë, po diskutohej edhe një variant i tillë.Në Vjenë, Perandori Franc Josef me lot në sy, ju lut Princit të kurorës Franc Ferdinandit që të mos bënte asgjë që do të çonte në luftë.Franc Josefi e pranonte se situata ishte më keq se 1866.Ai thoshte se:"Nuk dua luftë.Unë gjithmonë kam fat të keq me luftërat.Ne fitojmë dhe humbim provincat".Për Franc Ferdinandin, ajo që e prekte Austro-Hungarinë në veçanti është se për 300 vjet, ka quajtur veten mbrojtëse e katolikëve të Shqipërisë.
🔴Me gjithë qëndrimin e Franc Josefit, Franc Ferdinandi kishte vendosur të konsultohej me aleaten e ngushtë, Gjermaninë, për një luftë eventuale.Kajzeri Gjerman premtoi mbështeje të plotë për Austrinë.Kajzeri Gjerman Whilhelm II i deklaroi princit se:"Kjo është çështje prestigji, duhet t'i tregojmë grushtin Serbisë dhe të jeni të sigurt për përkrahjen time".Gjermania e përkrahte monarkinë për çështjen Shqiptare, pasi e konsideronte një çështje prestigji për Austro-Hungarinë.Franc Ferdinandi ishte i zemëruar me sjelljen kokëfortë të Serbëve.Vjena vendosi mobilizimin e pjesshëm, Austria u bë, sidomos, kërcënuese sa të thëriste nën armë 900.000 burra, pasi ushtria Serbe nuk e lëshonte Durrësin.Në këtë mënyrë, në afërsi të kufirit të Serbisë, u vendosën nga pesë deri në gjashtë korparmata.Gjatë 1912-1913 qeveria Austro-Hungareze ndaloi të drejtën e oficerëve jashtë shtetit dhe ndaloi për një vit të drejtën e emigrimit për të gjithë burrat, të cilët ligji i ngarkonte me detyra ushtarake.Shën Petersburgu u tërhoq nga përkrahja për një port Serb në Adriatik, dhe e lajmëroi Beogradin se Rusia nuk do të hynte në luftë për hir të Durrësit.Franc Ferdinandi e zëvëndësoi shefin e shtabit të përgjithshëm Schemua me gjeneralin Conrad Von Hotzendorf.Conrad, sa erdhi në detyrë i kërkoi perandorit t'i shpallte luftë Serbisë për çështjen Shqiptare.Në fund të nëntorit 1912 ushtarët Austriak të nervozuar vendosën të pushtonin vetë Sanxhakun e Novipazarin, për të krijuar një kufi të përbashkët me Shqipërinë.Mobilizimi i forcave i kishtoi gjithsej 1 miliard franga Austrisë dhe i gjithë buxheti i shtetit gjatë 2 luftërave ballkanike arriti në 6 miliardë.
🟢Ndërhyrja e Fuqive të Mëdha për të shmangur luftën dhe tërheqja e trupave Serbe nga Durrës
🟢Kur u pa se qëndrimi i Vjenës në lidhje me kërkesën mbi portin e Durrësit ishte i palëkundur dhe mund të çonte deri në luftë, Fuqitë e Antantës filluan të reflektonin dhe të mbanin një qëndrim korrekt.Ministri i jashtëm i Perandorisē Ruse Sazanov i shfaqi diplomacisë Franceze qëndrimin e qeverisë Ruse, ndaj Serbisë.Sipas tij, qeveria perandorake i deklaroi kategorikisht Serbisë se, ajo nuk duhet të shpresojë të tërheq Rusinë, e cila është e vendosur të mos shkojë deri në luftë të armatosur për një port në Adriatik.Sazanov përfundimisht e konsideronte daljen e Serbisë në det një çështje tē humbur.Për të ishte më mirë që, ajo të mjaftohet me atë që do të marrë se sa, t'i humbasë të tëra.Kurse Rusia nga ana e saj, do përpiqet t'i ngushtojë kufijtë e Shqipërisë sa më shumë.Sazanov mendonte se Serbia donte të provokonte një luftë evropiane për hir të Durrësit duke varur shpresën në mbështetjen Ruse.Sazanov e porositi dhe e këshilloi edhe njëher kryeministrin Serb Pashiç për vetëpërmbajtje me qëllim që mos të hynte në luftë me Vjenën.Në një letër drejtuar Pashiç ai shkruan:"Në qofë se, do të vazhdoni të kërkoni Durrësin, do të humbisni edhe Beogradin.Kini kujdes.Vjena e ka humbur kokën".Serbia, e mbetur vetëm dhe pa përkrahjen e Fuqive të Mëdha, u përkul përpara këshillave parlajmëruese të Rusisë, dhe tërhoqi forcat e saj nga Porti i Durrësit, duke shuar njëher e mirë ëndrën dhe ambicien e saj për dalje në det.Pra Austria i bindi Fuqitë e Mëdha ku me diplomaci dhe ku me kërcënim me luftë që çështja e portit serb në Adriatik, nuk pajtohej në asnjë mënyrë me ekzistencën e Shqipërisë si dhe me politikën e jashtme Austriake.Çështja u zgjidh në favorin e Vjenës dhe në favor të Shqipërisë.
🟢Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë me ndihmën e poltikës së jashtme Austriake
🟢Qarqe brenda Monarkisë mendonin se, po vihej në rrezik Monarkia dhe e ardhmja e saj, për të shpëtuar kombin e shqiptarëve. Disa ngrinin pyetjen se, me parat e kujt do ngrihej ky shtet dhe shpreheshin se shqiptarët ishin anarkik, pasi "për çdo shqiptari i duheshin dy policë.Qarqet politike të Vjenës, i këshillonin qarqet udhëheqëse shqiptare që, me anën e shtypit ti drejtoheshin opinionit publik Evropian dhe ti tregonin vullnetin e patundur të kombit, se do të mbronin integritetin vendit dhe popullin.Berchtold orientoi konsujt në Shqipëri që krerëve shqiptarë, me kujdesin më të madhe duhet t'u jepni të kuptojnë, interesin e gjallë që qeveria e Italisë dhe ajo e Austro- Hungarisë tregojnë për autonominë dhe pavarësinë e Shqipërisë.Ju duhet të përfitoni nga ky rast, për t'i nxitur krerët shqiptarë, që sa më shpejt të formojnë një komitet, të përbërë nga personalitetet më të shquar me kombësi shqiptare. Komiteti mund të konsiderohet si përfaqësues i qeverisë së vendit që në rast nevoje, qeveria e Italisë dhe ajo e Austro- Hungarisë, të kenë se kujt t'i drejtohen në Shqipëri.
🟢Më 8 nëntor Ismail Qemali takohet me kontin Berchthold në Budapest, në kujtimet e tij ai shkruan:"Vizitën e pare ne Budapest ja bëra kontit Andrassy, ku takova kontin Hadik, mikun e tij të vjetër dhe ish nensekretar i shtetit, i cili me tha se personaliteti që do të takoja nuk ishte dikush tjetër veçse Kiteti Berchtold. Këtë e takova po atë mbrëmje në shtëpinë e kontit Hadik. Shkëlqesia i tij miratoi pikëpamjet e mia, për çështjen kombëtare dhe menjëherë qe i gatshëm të më plotësonte të vetmen kërkese që i bëra, do me thënë të më vinte në dispozicion një anije, me të cilën mund të arrija në portin e parë shqiptar, para se të arrinte ushtria serbe.Dhimitër Berati kujtonte, se me insistimin e Ismail Qemalit Ministria e Jashtme austriake, pranoi të urdhëroj Llojdin që të na marri e të na shpjer gjerë në Durrës.Ai dëshmon se, Ismail Qemali u morë vesh me Berchtodin.Nopça shkruante se, “Ismail Qemali, i cili fillimisht kishte shkuar bashkë me Berchtoldin në Budapest tek shkëlqesia e tij, konti Hadik Janes dhe pastaj me detyrën dhe mbështetjen e Berchtoldit, udhëtoi për në Vlorë, ku krijoj së pari qeverinë provizore të Shqipërisë. Takimi i parë me Berchtoldin është i datës 8 nëntor siç na informon Ismail Qemali por edhe konsulli italian nga Budapesti.Në 9 nëntor takohet me gjeneral Shemuan.Pas këtij takimi ai shkroi telegraf drejt Vlorës, në të cilën thuhej se;"E ardhmja e Shqipërisë është e siguruar.Telegrafoni, kudo të kenë besim të plotë për fatin e atdheut".
🟢Berchtold në lidhje me takimin e dytë atë forma ltë datës 12 nëntorit me Ismail Qemalin, në raportin ditor shkruante se; Qeveria jonë sot ushqen simpatinë me të madhe për zhvillimin kombëtar të popul shqiptar dhe dëshiron që prej ngatërresave të sotme te Ballkanit, Shqipëria të dalë më vete si një shtet kompakt që të përmbajë në vetvete të gjithë shqiptarët dhe të jetë i barabartë me popujt e tjerë ballkanikë.Kjo punë është e domosdoshme, sepse sipas mendimit tonë, vetëm kështu mund të sigurohet përgjithmonë qetësia në Ballkan.
🟢Ismail Qemal Beu-i shkruante Berchtold, konsullit Rudnay-niset sot me vapor nga Trieste në Durrës."Ju duhet të silleni mirë si me të, ashtu edhe me të gjithë patriotët shqiptarë dhe në rast se gjenden ndonjëherë gushtë, t'i ndihmoni që të hipin në vaporin 'Graf Vurmbrandt, apo në vaporet e 'Lloyd', që rrahin Durrësin. Megjithëse duhet të hapni sytë fort kundrejt smail Qemal Beut, të cilit në politikë nuk mund t'i besohet kryekëput.Në ju zëntë në gojë tema politike,atëherë, t'i thoni vetëm pikëpamjen tonë, që e die gjithë bota, të cilën e përkrah edhe Italia, se ne duam pavarësinë dhe integritetin e Shqipërisë.Por, mes Ismail Qemalit dhe politikanëve të tjerë shqiptarë, gjenden disa kundërshtime.Është mirë që të mos merrni pjesë në këto grindje, as edhe në shpjegimin e formës së regjimit të nesërm të Shqipërisë, por theksoni kurdoherë se është nevojë e domosdoshme që në këto kohëra kritike të jenë në harmoni të plotë të gjithë krerët shqiptarë."
🟢Pasi mbërriti me anijen austro- hungareze në Durrës, Ismail Qemali u takua me konsullin Rudnay, të cilit ju lut që ti thoshte Berchtold- it se; Ishte i sigurt në suksesin e planit, se shpallja e pavarësisë së Shqipërisë do të bëhej nga mesi i javës tjetër dhe se qeveria greke i kishte premtuar njohjen e këtij akti.Pas kësaj ai u drejtua Vlorës pasi ushtria serbe ishte afër Durrësit. Kështu me mbështetjen diplomatike të Vjenës, "emblema e shqiponjës së zezë të Skënderbeut u ngrit dhe pavarësia e shtetit shqiptar u shpall."
🟢Në Kuvend, Ismail Qemali ndër të tjera deklaroi se, ky mendim dhe qëllim u prit me simpati nga të gjitha Fuqitë e Mëdha dhe sidomos nga Austria dhe nga Italia.Sipas Lajhanec konsullit austriak në Vlorë, Kuvendi "vendosi unanimisht të shpallte pavarësinë e plotë të Shqipërisë, e këtë t'ua lajmëronte menjëherë Fuqive të Mëdha, ashtu edhe shteteve ndërluftuese".Konsulli Austriak nē Vlorë na dëshmon se, "Në orën 4 mbasdite, u ngrit flamuri kombëtar, një shqiponjë e zezë me dy krena mbi një fushë të kuqe në derën e shtëpisë se Xhemil Beut, dhe i qe njoftuar popullit që priste jashtë shpalljen e pavarësisë, dhe që u prit me entuziazëm.Një grumbull njerëzish kaloi nëpër rrugët e qytetit, duke kënduar dhe duke bërtitur me gëzim.Ata u ndalën më parë para konsullatës sonë dhe bërtitën me britma "rroftë Shqipëria" dhe "rroftë Austria".Këto thirrje qenë përcjellë me duartrokitje.Unë e falënderova turmën prej dritares, duke luajtur kapelën dhe duke thirrur, rroftë Shqipëria!"
🇦🇹🇹🇯⚔️Ultimatumi i Austro-Hungarez i majit të vitit 1913 për tërhiqjen e trupave malazeze nga Shkodra.
🔴⚔️Mali i Zi ishte vendi i parë ballkanik që i shpalli luftë Perandorisë Osmane.Synimi kryesor i luftës, ishte marrja e Shkodrës dhe e Pejës.Më 11 tetor, Mali i Zi filloj mësymjen ushtarake në drejtim të Malodres dhe e mbajti atë të rrethuar deri në pri sh1913. Komandanti i saj, Hasan Riza Pasha, nuk pranoi as një lloj diskutimi që mund të bënte fjale për ta dorëzuar qytetin. Edit Durham kujton se ai, ishte shprehur se në qoftë se ndonjë nga oficeret, ose ushtarët e mi do të vijë e do të më flasë për t'u dorëzuar, do ta pushkatoja në vend.Madje nxori urdhër sipas të cilit njoftonte banorët e Shkodrës se ai që shprehet për dorëzimin e qytetit, do të varet.Në 28 tetor 1912, Zambaur, konsulli austriak në Shkodër njoftoi Ballhauseplatzin, mbi planet e Malit të Zi për Shqipërinë. Sipas tij, Mali i Zi dëshiron të aneksojë bregdetin deri në Durrës. Në projektin e paraqitur nga qeveria malazeze përfshihej, Shkodra, Durrësi si dhe do të krijohej një shtet i pavarur, i cili sipas modelit të Austro-Hungarisë, do të hynte në një union real me Malin e Zi. Giesel, ambasadori i Monarkisë në Cetinë, i bëri të qartë mbretit që më 31 dhjetor 1912, se Shëngjini nuk do t'i takojë as Malit të Zi dhe as Serbisë, por do të hyjë në Shqipërinë autonomi dhe se Shkodra do të hyjë në Shqipëri.Ndërsa mbreti ia ktheu se më parë Buna do të rrjedh gjak se sa të bëhet një gjë e tillë.Për Berchtold shkelja e skelës së Shëngjinit prej ushtrisë malazeze ishte një vepër e bërë për hesap të serbëve.
🟣Për Berchtoldin:
🟣1- Shkodra është qendra e protektoratit katolik në Shqipëri dhe ishte e rëndësishme që t'i mbetej Shqipërisë.
🟣2- Për opinionin e ekspertëve, një Shqipëri e fortë dhe e zonja është e pamundur pa Shkodrën dhe rrethinat e saj.
🟣3- Nëse Shkodra nuk do të përfshihej në Shqipëri, Shqipëria do të humbte fiset shqiptare që lidhen me Shkodrën.Këto fise do të absorboheshin pa dëshirën e tyre nga Mali i Zi, që është etnikisht dhe fetarisht i ndryshëm nga Shqipëria.
🔴⚔️Në 23 nëntor 1912, Giesel ambasadori i monarkisë në Malin e Zi, me urdhër të Berchtold i deklaroi Nikollës edhe një herë tjetër se, Shkodra përfundimisht nuk do t'i mbetet Malit të Zi dhe se zotërimi definitiv jo vetëm i bregdetit shqiptar, por edhe i qytetit dhe i rrethit të Shkodrës, nuk mund të pajtohej me krijimin e një Shqipërie autonome. Përgjigja e mbretit ishte se:"I kam marrë masat që në pak ditë do të marrë Shkodrën, o kështu o ashtu, veçse ju duhet të dini se në pastë ndërmend Austro-Hungaria, të më përzërë me forcë nga vendet që kam shkelur, atëherë do të mbroj ushtrinë deri në dhinë e fundit dhe deri në fishekun e fundit, dhe këtë gjë do ta bëj edhe në me lëntë në baltë Rusia dhe aleatet e mia".Mbret Nikolla bashkë me shumë nga nënshtetasit e tij bënin be poshtë e lart se, po të mos merrnin ato që dëshironin, do t'i vinin zjarrin gjithë Evropës, dhe ushtria serbe dhe malazeze do të merrnin Vjenën.Madje, Nikolla pretendonte të bëhej edhe mbreti i Shqipërisë dhe pse jo, me perspektivë edhe i Serbisë.
🔴⚔️Car Nikolla jo vetëm që nuk merrte parasysh mos aprovimin e diplomacisë vjeneze, por bënte ndërkohë plane për Shkodrën se, çfarë do të bënte me të në të ardhmen. Mbreti i kishte përmendur ambasadorit Austriak se, duke thelluar Bunën do ta lidhte Shkodrën me detin, dhe do ta bënte atë një skelë detare. Kur Giesel i deklaroi sërish se, ajo do t'i mbetet Shqipërisë, mbreti ja ktheu se:"Në Shkodër mbes unë dhe nëse dëshironi të më nxirrni jashtë me forcë, atëherë do të mbroj veten deri në burrin më të fundit dhe për këtë po ju jap fjalën time të shenjtë.Ju duhet të dini se, unë prandaj i kursej trupat e mia, për t'i pasur gati të paprekura në luftë kundra Monarkisë".Giesel ishte i mendimit se mbreti ishte fanatik, shovinist dhe veç kësaj egoist i kulluar."Siç shihet kishte humbur komplet gjykimin e qetë dhe të matur mbi zhvillimin, që sipas gjasave do të marrin ngjarjet, sheh vetëm nga syzet e tij, dhe beson se është një nga qendrat e politikës botërore".
🔴⚔️Në shkurt të 1913, komandanti i Shkodrës vritet pas një darke tek Esat Pashë Toptani dhe pothuajse të gjithë dyshimet u hodhën tek Toptani. Hortensa Zambaur, gruaja e konsullit austriak në Shkodër, shkruante në ditarin e saj se, të gjithë njerëzit mendojnë dhe e shprehin haptazi se Esat Pasha ka shtyrë për të vrarë Hasan Riza Pashën, që të mund t'ua dorëzojë qytetin malazezëve.Ndërkohë malazezët kishin filluar hapur masakrat mbi popullsinë civile.Malazezët përdornin masa detyruese kundrejt katolikëve dhe myslimanëve, për t'i konvertuar në ortodoks.Edit Durham, që ka qenë dëshmitare e ngjarjeve na dëshmon se:"serbët dhe malazezët pohonin haptazi qëllimin e tyre për t'i dhënë fund tërë racës shqiptare.Sllavët vazhdonin të bërtisnin vdekje Shqipërisë".
🔴⚔️Në 22 mars, Shkodra i mbeti Shqipërisë sipas vendimit të Fuqive të Mëdha.Po këtë ditë, Berchtoldi takoi Franc Josef-in dhe i kërkoi atij që të dërgonte trupa ushtarake në Shkodër.Franc Josef i përgjigjet se:"Kjo do të thotë luftë, unë nuk do ta kem atë.Por falë bindjes nga Berchtold, Perandori pranoi që të merreshin masa ushtarake.Po atë ditë Berchtold morri fjalë nga malazezët se, ata refuzojnë që të ndalojnë bombardimet ndaj Shkodrës.Më e keqja për t'u frikësuar ishte, sepse Austria lajmëroi vendosmërinë e saj, të dërgonte trupa përgjatë kufirit nga Bosnja në Mal të Zi.Një aksion i tillë sigurisht që do të kishte sjellë një luftë të madhe evropiane.Ambasadori anglez në Vjenë, për Shkodrën shkruante se:"Mund te bëhet pretekst i luftës evropiane, nga e cila Serbia dhe Mali i Zi, zor se mund të dalin gjallë".Edhe ambasadori i Francës në Vjenë, Dumain në një raport për qeverinë e tij, vë në dukje vendosmërinë e Vjenës për të mos i lëshuar Shkodrën, Malit të Zi.Ai shkruante se:"Gjëja e vetme për të qenë të sigurt është se, Austria nuk do të heqë dorë nga Shkodra"
🔴⚔️Në 5 prill u bë demonstrimi detar i Fuqive të Mëdha, por sërish mbreti s'u tërhoq.Flota më 10 prill 1913,vendosi një bllokadë të afërt të bregdetit nga Tivari deri në grykën e lumit Drin Mbreti ishte i vendosur që me gjithë demonstratën detarti të vazhdonte rezistencën kundra Evropës.Prefekti i Tivarit mori urdhër, që përkundrejt ekuipazhit të anijeve të tregohej shumë i sjellshëm dhe dashamirës, por me aktin e parë të dhunës, të përgjigjej me zjarrin e topave që qenë vendosur mbi Sutoruan dhe Valovica.
🔴⚔️Berchtold ishte i mendimit se, duke qenë që bllokada nuk po jepte asnjë efekt duhej ndërmarr një hap i dytë dhe sipas mendim të tij, ky duhet të ishte zbarkimi i një force ndërkombëtare.Austria donte të dërgonte sipas Berchtoldit 40.000 trupa, sepse:"Austria nuk mund të rrezikonte një aventurë të dështuar".Duke parë se gjendja në Shkodër po bëhej emergjente, në 22 prill Berchtold i sugjeroi Koncertit se ishte koha për të zbarkuar trupa.Po në 22 prill tradhtari, Esat Toptani thirri parinë e Shkodrës, muhamedanë dhe të krishterë, dhe i njoftoi se, ai ishte i detyruar që ta dorëzonte qytetin.
🔴⚔️Tradhtari Esat Pash Toptani u dërgoi konsujve një notë, në të cilën njoftonte se, pas shtatë muajsh luftimesh pa asnjë ndihmë nga jashtë, në pamundësi të siguronte ushqime, të nesërmen do të dorëzonte qytetin dhe do të tërhiqej me trupat e tij.Rënia e Shkodrës ishte një goditje e rëndë për politikën ballkanike austro- hungareze.Në 23 prill 1913, vjen në Vjenë lajmi i dorëzimit të Shkodrës.Menjëherë pas këtij lajmi u mblodh Këshilli i Luftës me Berchtold, Conrad dhe Admiralin Hause, komandantin e flotës. Berchtold sugjeroi një pushtim të menjëhershëm të kryeqytetit të Malit të Zi, por u la që të pritej reagimi i Fuqive të Mëdha dhe për këtë iu dërgua atyre një telegram.Ku ndër të tjera thuhej se, "Ne duhet të presim që Fuqitë, duhet të vijnë menjëherë me një vendim të menjëhershëm në lidhje me masat shtrënguese të marra prej tyre. Nëse Fuqitë nuk mund të vendosin të bëjnë këtë, ne propozojmë pushtimin e porteve të Malit të Zi.Ne kemi një detyrim moral që të sigurojmë zbatimin e vendimeve të Fuqive të Mëdha për pavarësinë e Shqipërisë".
🔴⚔️Kështu në Austri, më 2 maj u mbajt mbledhja e Këshillit të Ministrave, me qëllim që, të përgatiteshin për luftë me Malin e Zi.Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Berchtold ndër të tjerash tha; "Shkodra është sot çelësi i programit tonë në Ballkan.Shkaqet janë këto:
🟣1- Pa këtë qytet, sipas krejt autoriteteve shqiptare, as që mund të përfytyrohej ekzistenca e Shqipërisë, vitaliteti i saj.Prandaj me humbjen e saj, duhej të hiqej dorë nga një Shqipëri e pavarur.
🟣2- Në rast se Shkodra do të binte nën posedimin e Malit të Zi, atëherë është frika se, skela e tij natyrore, Shëngjini, me kalimin e kohës nuk do të qe në gjendje të qëndrojë në posedimin e Shqipërisë.Në këtë mënyrë Mali i Zi do të fitonte një skelë të re, të cilën, ai duke marrë në konsideratë ndihmën që iu dha prej serbëve në aksionin e Shkodrës, përkundrejt një shpërblimi mund t'ua linte serbëve dhe kështu këta të fundit, kundra vullnetit tonë do të ngulen me gjithë këmbë në Adriatik.
🟣3- Nëpërmjet inkorporimit të Shkodrës, serbëve do t'u jepej një tokë thjesht shqiptare dhe kështu, serbizimi do të shtrihej përtej kufijve të tij etnik.
🔴⚔️Konferenca dukej e paaftë për të zgjidhur problemin e Shkodrës, por pikërisht në momentin kur Austria vendosi të dërgojë një ultimatum në Mal të Zi, mbreti malazez vendosi të hiqte dorë.
🔴⚔️Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Malit të Zi të mbajtur në 3 dhe 4 maj, të cilën e udhëhoqi vet mbreti Nikolla, u analizua gjendja e përgjithshme dhe pas shumë diskutimeve fjalën e mori mbreti Nikolla, i cili deklaroi se:"Kam vendosur ta pi deri në fund gotën e helmit, jam i detyruar të lëshoj Shkodrën, ëndrrën e rinisë sime, Shkodrën e kurorëzuar me mijëra varre të ushtarëve të mi më të mirë, Shkodrën, pasurinë e ligjshme të vet Malit të Zi.Nuk ka asnjë fije shprese lidhur me Shkodrën kur tërë Evropa qëndron në anën e kundërt.Për këtë arsye nga dy të këqija të zgjedhim më të voglën dhe të shpëtojmë përherë atdheun tonë të dashur".
🟢🇦🇹🇹🇯Në 5 maj 1913, Sir Eduart Grey morri një telegram nga Cetina që përmbante një mesazh të mbretit Nikolla, drejtuar Grey-it, në të cilin lartmadhëria e tij mbas disa frazash të bukura dhe heroike, në fund deklaronte se:"Fatin e Shkodrës, e lëshoj në duart e Fuqive të Mëdha".
🟢🇦🇹🇹🇯Në 14 maj 1913, flota ndërkombëtare mori kontrollin e Shkodrës dhe ajo u bë e Shqipërisë pa luftë me armë, por me luftë diplomatike.Misioni i hyrjes se trupave të Fuqive të Mëdha u drejtua nga Anglia dhe Berchtold sqaroi katolikët e Shkodrës se, roli drejtues i Anglisë në aksionin për okupimin e Shkodrës, nuk donte të thoshte aspak se, ky aksion duhet të mbante vetëm vulën angleze, por duhej vënë në dukje karakteri i tij ndërkombëtar.Qeveria e Austro-Hungarisë u dha rëndësi të veçantë fakteve që në Shqipëri karshi Evropës, të eliminohej përshtypja sikur Monarkia ndiqte plane egoiste.Berchthold deklaronte se:"Austro-Hungaria manifeston si më parë interesin më të gjallë për forcimin e begatinë e shtetit të pavarur shqiptar".Kështu, me një kërcënim lufte, Austria e bindi mbretin malazez të tërhiqej nga Shkodra.Në një raport sekret të Ministrisë së Jashtme austro-hungareze, në lidhje me krizën e Shkodrës, parashtroheshin edhe arsyet e vërteta, që e detyruan Austro-Hungarinë të merrte masa ekstreme ndaj Malit të Zi. Në këtë raport shkruhej se:"Veprimtaria jonë energjike qe urdhëruar nga fakti se, në rast të kundërt vënia në jetë e vendimeve të Evropës, do të ishte e diskutueshme, dhe krijimi i Shqipërisë faktikisht do të ishte iluzion"Kriza e Shkodrës demonstroj një limitim të diplomacisë së Koncertit përball një fuqie të vogël sfiduese.
🇦🇹🇹🇯🤝🇦🇱Të gjithë Shqiptarët duhet t'i jenë mirënjohës Perandorisë Austro-Hungareze për mbrojtjen e pavarësisë sonë dhe të drejtave të Shqiptarëve.Austria ishte e vetmja fuqi e cila e mbështeti Shqipërinë në rrafshin diplomatik dhe ushtarak.Shteti Austro-Hungarez ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, në krijmim e shtetit shqiptar.Pa këmbënguljen e politikës Austriake, ndoshta, por me shumë gjasa, shteti shqiptar nuk do të ekzistonte sot në hartën politike të Evropës.Do të coptoheshim dhe do të asimiloeshim.Nga gjashtë Fuqitë e Mëdha, ajo përveç interesave të saj në Ballkan, dhe politikave të saj për mos lejimin e zgjerimit të influencës sllave në ballkan, ishte e vetmja fuqi që interesohej sinqerisht për ekzistencën e një shteti shqiptar të pavarur dhe të fort.Nuk duhet të harrojmë as 'yllin' e ktij posti, ministrin e jashtëm të palëkundur Austriak Berchtold, i cili luftoi diplomatikisht shumë fort për Shqipërinë duke siguruar dhe pavarësinë e saj, por , pa përjashtuar dhe kërcënimin ushtarak ndaj Serbisë e Malit të Zi.Emrin e ktij burri të nderuar, duhet ta kemi në sheshe dhe rrugë kryesore, madje duhet ngritur një monument në nder të tij dhe Perandorisë Austro-Hungareze.
🟢📚Burimet e marra:'Shqipëria dhe Fuqitë e Mëdha 1878-1918' 🟢📚Autorja:Elena Kocaqi 🇦🇱Ju ftoj të gjithve ta studjoni këtë libër historik, meqënse jemi dhe në muajin e festave kombëtare.Sigurisht pa reklamim, në përputhje me rregullat e subit.Ky libër shpalos më së miri vendimet e Fuqive të mëdha për Shqipërinë, duke shpalosur dhe arkivat e asaj kohe, që nga viti 1878 i Kongresit të Berlinit, traktatit të Shën Stefanit, dhe shkon deri në vitin 1918, vitin e fundit së luftës së parë botërore.Pjesët që unë kam shkëputur dhe kam ndarë me ju, janë ato pjesë që i cilësova si kryesore.Libri ka 518 faqe gjithsej.Librin mund ta gjeni në çdo librari të vendit.Çmimi~1700 Lekë.
submitted by Creative_Visual5939 to albania [link] [comments]


http://activeproperty.pl/