Emra shqiptar modern per djem musliman

Zgjedhjet ne MK

2024.05.08 12:00 tollusomi Zgjedhjet ne MK

Para se te ringjallen pyetjet redundante per zgjedhjet ne Maqedoni dua te jap nje shpjegim paraprak.
Kush i fiton zgjedhjet nga kampi shqiptar?:
BDI-ja. Edhe pse fatkeqesisht edhe funksionaret e kesaj partie e keqperdorin kombin dhe hallin e perditshem te njerezve, ne kete gjiro te zgjedhjeve se paku kane zgjedhur nje slogan fushate pak me te pershtatshem sec ishte ajo barcaleta me gjelbrimin e mjedisit nga parti ushtarake. Armiku kryesor ne keto zgjedhje eshte VMRO-ja e cila ka marre persiper nje qasje nacionaliste dhe etnocentriste duke bere fushate "Maqedonia perseri e jotja." Se c´u bejme neve maqedonaseve qe s´duam te na jorgovitet gjuha duke shqiptuar fjalet e tyre, s´di. Sidoqofte s´jane te kenaqur me perparimin e te drejtave dhe lirive te kombit shqiptar ne Maqedoni; te pakten kjo gje u realizua ne menyre te persosur nga BDI-ja krahas vjedhjeve te perditshme dhe shatazhimit te njerezve te pavarur. Dita dites hapesira e te jetuarit si shqiptar rritet dhe barierat kunder perdorimit te gjuhes shqipe ulen. Formalisht edhe te ardhurat e komunave shqiptare me me shume banore si Gostivari, Tetova, Kercova, Dibra dhe Struga jane ne rritje te dukshme por perfundojne ne shperdorim si pasoje e pasurimit vetjak te funksionareve te BDI-se. Keshtuqe si gjithmone e vetmja arsye per te votuar BDI-ne eshte t´i gudulisesh dukshem etnocentristet maqedonas. Ca do te ndodhe nese VMRO-ja dhe BDI-ja duhet te koaliciojne sipas primarit "Fituesi me fituesin?" - Krize shteterore. BDI-ja dhe VMRO-ja asnjehere me pare s´kane qene kaq diametralisht te orientuara ndaj njera-tjetres. Dikur BDI-ja behej argat i VMRO-se dhe ceshtja kombetare qalonte meqenese VMRO-ja asokohe gezonte shumicen absolute dhe BDI-ja ka qene e shnderruar ne varese rrobash duke legjitimuar pushtetin e VMRO-se. Venia ne rrezik te pushtetit absolut te BDI-se ne radhet e shqiptareve ne vitin 2016 solli nje ndryshim paradigmatik: Me dhjete deputete BDI-ja arriti nga viti 2016-2020 interesave siperfaqesore kombetare te shqiptareve t´u sherbeje - ngritja e nivelit zyrtar te gjuhes shqipe, zgjidhja e problemit te emrit me Greqine, perfaqesim i favorshem ne qeveri ku i mori persiper dikasteret me te rendesishem te qeverise. Dinamika e njejte edhe deri sot. Fitorja e sigurte e VMRO-se dhe pengmarrja e shtegtimit evropian nga Maqedonia sigurisht eshte ne favor te shqiptareve sidomos i jep vrulle narrativit te BDI-se dhe Aliut qe shqiptaret jane te perkushtuar ndaj vlerave te Europes.
Opozita - Fenomen autentik i politikberjes se kontrollimit te pushtetit dhe shfaqjes se alternatives apo maskerade?
Opozita shqiptare ndervite ka qene me shume e mbuluar nga hija e luftes se 2001-it. Votohej BDI-ja si force politike qe ka me shume potencial te shfrenoje ngulfatjen e shqiptareve nga VMRO-ja. Paradigmi i shqiptareve qe e arsyetonte zgjedhjen e BDI-se dhe Ahmetit ishte: Ahmeti te pakten i mbrojti te drejtat tona ne lufte ndersa opozita fshihej neper bodrumet teksa vdisnin ushtaret ne pyll dhe me ne fund ne leter e thyen monopolin maqedonas ne Maqedoni nepermjet Marreveshjes se Ohrit. Ne krahasim me kete peshe te veprimtarise se Ahmetit dhe te BDI-se opozita me se shumti ka sherbyer si vend strehim per njerezit qe nuk u favorizuan nga BDi-ja er sa u perket punesimeve ne administrate. Krahas respektimit te veprimtarise se Ahmetit, votuesit e BDI-se karakterizoheshin nga oportunizmi i moqem ne skenen tone politike: Votoj BDI-ne se me ka punesuar.
Si pasoje e deshtimeve politike te BDI-se nen qeverisjen e udhehequr nga VMRO-ja perhere te pare tek shqiptaret e Maqedonise u shfaq nje opozitarizem i vertete u themeluan BESA dhe Aleanca per Shqiptaret, kjo e fundit si alternative me pak e perqendruar ne personazhin e liderit te PDSH-se Menduh Thaci. Teksa BESA ushqente shqiptarin stereotip te Maqedonise nepermjet absolutizmit shoqeror te Islamit dhe shoqerise hirarkarkike muslimane ku gjatesia e mjekres cakton poziten ne shoqeri, Aleanca per shqiptaret perpiqej te ndertonte nje platforme qe tentonte ta sjelle topin prape ne fushen e shqiptareve perkunder dominances se VMRO-se. Me vone nje nder ketyre projekteve ishte platforma e Tiranes e cila u permend se pari nga Ziadin Sela dhe pastaj u pervetesua nga BDI-ja. Te dy alternativat perfunduan ne humneren e parendesise politike derisa BDI-ja merrte nje silhouette te re politike ne bashkepunim me LSDM-ne. Opozita qe nga "rrenjesimi" i BDI-se dhe dominancen e saj ne qeveri perfundoi ne sfondin politik dhe me se shumti ngjallej ne procesin e shperndarjeve te drejtorive. Faktikisht, lenia e qellimit te sjelljes se ndryshimit ne shoqerine shqipate ne Maqedoni e kyqte opoziten ne dinamiken e dikurshme te PDSH-se, atraktiviteti ndaj te pakenaqureve. Duhet te permendet edhe gabimi strategjik i opozites se re. Edhe pse fillimi i saj ishte premtues pasiqe kyqte shume te rinj dhe u jepte hapesire debatimi dhe per te kontribuar, ajo i ra pre budallellekut te stilizohet me patriotike se BDI-ja. Me ne fund debatet politike qarkullonin me se shumti ne favor te BDI-se, ne spektrin e patriotizmit ne vend qe te fokusohej opozita ne rimekembjen e komunave qe kaploheshin dhe thahen nen doren e gjate te kryetareve te korruptuar dhe egoist. Sot kjo opozite qe paraqitet ne zgjedhjet parlamentare, VLENI, perbehet nga njerezit qe u larguan nga BDI-ja sepse ju zvogelua kafshata ne procesin e ristrukturimit te BDI-se sic jane Izet Mexhiti, Visar Ganiu. Gjithashtu perbehet nga sheiket e Beses dhe Alternatives (harrova te cek qe Besa u nda ne dy kampe duke perfshire dhe luften e vulave; ndarja ndodhi per pike inati ndersa te dy perfaqesojne konzervatizmin fetar.) Perndryshe fushata e koalicionit VLEN perfundoi ne mosperfillje teksa BDI-ja (edhe njehere) arriti te mobilizoi elektoratin shqiptar nepermjet nenvizimit te veprimtarise se Ali Ahmetit dhe rolit qe kishte ne procesin e krijimit te hapesires per shqiptaret pertej ngulfatjes se permendur nga VMRO-ja. Marre edhe parasysh qe shume anetare te opozites sidomos Ziadin Sela dhe Menduh Thaci sot garojne ne koalicionin e udhehequr te BDI-se "Fronti Europian" dhe me gjasa te larta do hyjne ne parlament, mund te thuhet qe BDI-ja me ne fund tek shqiptaret ka krijuar nje sistem politik centripetal ku te gjithe "lojtaret" e tjere orientohen nga ajo dhe perndryshe perbejne statiste ideologjik (se s´perfaqesojne ide origjinale) atehere perfundimi eshte qe shqiptaret jetojne ne nje sistem de-fakto monist. Per fat te keq edhe krahasimi me sistemin e Rusise s´eshte i tepruar meqenese edhe Ruset nuk e votojne te gjithe partine e Putinit por prapeseprape shumica e aktoreve politik nga radhet e partise komuniste dhe partise "liberaldemokrate" e mbeshtesin ate. Edhe kete here pas zgjedheve sic eshte kthyer ne tradite per opoziten, kjo do te rreshtohet krahas BDI-se nen pretendimin e ruajtjes se interesave kombetare. Pyetja eshte: Nese opozita s´eshte ne gjendje vecmas me ideja dhe perafrime origjinale te kontribuoje ne mbarevajtjen e kombit shqiptar ne Maqedoni, atehere pse garon gjithesesi?
Cfare mund te bejme ne, te pavarurit qe duam demokraci dhe liri?
Kjo pyetje, aq sa eshte siperfaqesore pershkak te monizmit faktik te sistemit politik shqiptar ne Maqedoni ende eshte eshte thelbesore ne procesin e depertimit te sistemit tone. Cdo kater vjet mllefi ndaj politikberjes thyhet nga shperdorimi i ceshtjes kombetare nga radhet e BDI-se dhe shpresedhenia iluzionare nga nje kamp opozitar i cili figuron me se shumti ne emer sesa ne veprimtari. Ne cdo gjiro zgjedhor listat per zgjedhjet parlamentare vjeterohen dukshem teksa mosha mesatare e shqiptareve eshte me dekada me e re se pleqte e udheheqjes politike. Ndoshta frika ndaj VMRO-se e arsyeton votimin e BDI-se marre parasysh bagazhin e saj kombetar por cdo sukses i BDI-se nenkupton rrenjesimin e vjedhjes dhe shantazheve neper komunat shqiptareve. Votohet njehere, por vajtohet kater vjet - Keshtu mund te pershkruhet dilema e tanishme per shqiptaret e Maqedonise. Duhet te ceket qe "hesapi" i votimit te BDI-se eshte pothuajse i njejte sikur te votohej VMRO-ja nese e heq aspektin kulturor dhe gjuhesor nga ky ekuacion politik. Teksa VMRO-ja mbeshtet vetem maqedonasit edhe vetem ata maqedonasit qe i cileson si patriot te denje, BDI-ja mbeshtet vetem funksionaret dhe partiaket e saj ndersa njerezit te pavarur as nuk llogariten nga BDI-ja. Ndoshta potencimi i te drejtave kombetare eshte i drejte marre parasysh fuqizimin e VMRO-se, ndoshta BDI-ja nga te gjitha partite shqiptare eshte me e afte t´i mirembaje keto te drejta por mbarevajtja ndodh vetem per perfituesit e BDI-se. Robi qe s´ka leke, do ike ne mergim. Ca i duhen atij te drejtat kombetare ne nje shtet te cilin e ka braktisur sepse shoqeria qe i perkiste e ka braktisur. Ne shqiptaret e Maqedonise ndoshta as shoqeri s´jemi sepse i cilesojme njerezit sipas favoreve dhe hesapit qe kemi nga ata ndersa shoku dallohet nga ndihma e pakushtezuar dhe idealeve te perbashketa. Cfare ideali kemi ne shqiptaret e Maqedonise? Gjysma rraskapitet intelektualisht duke u besuar hoxhallareve dhe predikuesve radikal ndersa pjesa tjeter iken ne mergim. Dhe politika perfaqeson vetem njerezit oportuniste. Marre kete parasysh na duhet nje rithemelim i nje shoqerie te gjere ku cdokush perfaqesohet dhe mosdakordesite politike zgjidhen ne baze te deshires se perparimit te shoqerise sipas ketij parimit te perfshirjes se mbare dhe sipas parimit te vetepasurimit. Fundi fundit pasuria nuk vlen nese nuk ke njeri qe ta ben perhajer dhe me te cilin mund ta gezosh. Keshtuqe derisa sistemi yne politik mbeshtet oportunistet, hajdutet dhe ngulfatjen e njerezve te lire qe duan ndryshim te vertete une apeloj ne bojkotin e zgjedhjeve. Shumica e votuesve shqiptare qe merr pjese ne votime perbehet nga ithtaret e BDI-se dhe perfituesve te saj; dhe perfituesve potencial te opozites. Njerezit qe bazohen ne vlerat qe i vizatova ketu butesisht, rreth 200 mije nese e krahason pjesemarrjen ne shifrat absolute me residentet vendas ne Maqedoni sipas cenzusit, nuk dalin ne votime. Parti te re ne nuk mund te krijojme sepse do denigrohej qe nga fillimi i saj nen paradigmin "Nuk na duhen neve 300 parti". Faktikisht ky qendrim edhe eshte i drejte por nese 5 parti politike dhe dy koalicione nuk jane te vetedijshem ta shpetojne shoqerine tone nga vjedhja, dogmatizmi fetar dhe nga kleptokracia fisnore atehere ca ndryshim mund te shkaktoje edhe nje parti e cila do ballafaqohej me nacionalizmin siperfaqesor te BDI-se (mqs ne fund perdoret per vjedhjet) dhe opozitarizmin qesharak ku secili opozitare shkelmon si kal per te vjedhur nese ndonjehere i vjen radha. Keshtuqe abstenoni. Parti shqiptare pershkak te ketyre grupacioneve (opozite dhe pozite) do kete gjithesesi. Te drejtat e tua kombetare nuk mund te cenohen por pjesemarrja juaj legjitimon deshperimin tuaj te perditshem. Zgjedhja tjeter do ishte te kyqemi ne poziten apo opoziten. Do deshtonte fare mqs te gjithe e dime sesi filterohen partite tona nga njerez me ideja origjinale. Keshtuqe si dikush nga bastioni i Ali Ahmetit, Zajazi dhe Kercova dhe duke qene mjaftueshmerisht i vetedijshem per dinamiken ne sistemin tone politike ju ftoj te abstenoni te votimet por te kundershtoni cdo partiak ne fytyre. Abstenimi ne kutine e votimit eshte nje ane e medaljes por abstenimi aktivist, duke potencuar qe abstenimi eshte shenje e revoltimit politik eshte aftesi qe ne shoqerine shqiptare rrallehere dikush e zoteron.
P.S.: Kete tekst te gjate me nuk e kontrollova per gabime gramatikore dhe drejtshkrimore.
submitted by tollusomi to albania [link] [comments]


2024.05.04 13:44 jomshqiptar A e dini si eshte procedura per me ndrru mbiemrin? Me bo ma shqiptar?

Prsh njerz, une mendoj se shumica ne Kosove kemi mbiemra me influenca Muslimane, Sllavike etj edhe po flitet shum per kete gje. Kam nje mbiemer qe rrej prej njer emri musliman e sdu ta kem du me pas mbiemer 100% shqiptar ashtu sic jam edhe vet. Deshta me dit nese dikush prej jush e din se sa eshte e nderlikuar me bo ndrrimin edhe ku bohet?
submitted by jomshqiptar to kosovo [link] [comments]


2024.03.24 11:35 rlesii Zogu 25 Vjecar Propozon Nje Zgjidhje Praktike/Barbare per Te Stabilizuar Vendin

Nen kontekstin e nje vendi shume te destabilizuar, aty ku "te gjithe kreret e Shqiperise, sidomos ata te veriut, duan te behen Kryetare Shteti, Kreministra dhe Ministra" dhe qeverite ishin me fat po te arrinin Krishtlindjet, nje Zog i ri propozon kete (behet fjale per vitin 1920):
Mbasi nuk disponojme fuqi te organizuar te mjaftueshme per te stabilizuar nje shtet modern, kam menduar nje rruge praktike, por barbare per t'i dale qellimit ne krye. Te ftojme gjithe parine e Shqiperise ne nje kongres... ne te njejten kohe une marr persiper ti ve dy bomba shtepise ku do mbahet kongresi dhe ne castin e fundit ne me shoket tane, me nje pretekst dalim jashte para se te hedhim ne ere kongresistet. Keshtu situata vetvetiu stabilizohet.
...
Gazetat e huaja, pas nje jave agjitacioni kundra nesh do te behen objektive dhe do te pelqejne procesin tone te shkurter e praktik e deri diku te njerezishem mbasi qellimi yne asht te shpetojme nje popull...
Natyrisht qe nen brazden e viteve 1910 - 1920 propozimi i Zogut, edhe pse disi me radikal, nuk ishte edhe aq i paimagjinueshem ne nje vend ku eleminimi fizik i kundershtarit politik ishte norma.
Nje person me prirje te ngjashme anarkiste/terrorist mund te vizonte paralele me situaten ku gjendet sot populli shqiptar ne Shqiperi: se sipas ligjit internacional nje popull, apo nje segment i popullit, ka te drejten e rrezistences pas principit te vetevendosjes dhe se kjo rrezistence mund te perfshije veprime ushtarake ne momentin qe nuk ka nje menyre tjeter per te arritur qellimet e tyre.
Natyrisht qe ne kete pike personi ne fjale do te perdorte nje truk per te ndryshuar shkakun nga ekzistenca e nje trysnie te jashtme koloniale, pushtuese apo raciste qe po ndrydh popullin ne fjale, ne ekzistencen e nje klase politiko-ekonomike, e cila ne gryksine dhe lajthitjen e tyre, jo vetem qe po mohon te drejten e vetvendosjes te shumices derrmuese qe banon ate vend, por me nje urrejtje te thadruar thelle ne shpirt ndaj te bukures, po shkakton nje shkaterrim te pershpejtuar te cdo gjeje me vlere te atij vendi dhe sidomos -ate qe ka me shume rendesi- po asgjeson te ardhmen e brezave te pasketajme.
Pra: rishikimi dhe interpretimi qe ky person do i bente ligjit internacional eshte se ketu do te kishim te benim me te njejtin princip ne thelb. Vetem se ky princip nuk do aplikohej ndaj nje trupi te huaj, por ndaj vetvetes, zaten si ai personi i semure qe vendos te pranoje nje terapi bombardimi me rreze ndaj qelizave te trupit per te luftuar nje kancer, pasoja finale e te cilit do ishte deshtimi i krejt organizmit.
Ky tren mendimesh permbart perfundime qe do te aplikoheshin ne shume vende te botes ku lufta e klasave eshte akoma dhe me parake se ne Shqiperi. Ne fakt perfundime te tilla jane aplikuar, nje levizje e tille qe vjen ne mendje do ishte levizja Zapatiste ne Meksike. Filiza te tilla me shume gjasa jane per tu pritur gjithmone e me shume ne te ardhmen, per sa kohe sistemi neoliberal kapitalist perforcon shtypjen e sundimin te tij kudo dhe e ardhjma e krejt species eshte ne fakt ne tryez.
submitted by rlesii to albania [link] [comments]


2024.02.21 00:37 KopeMaxxer Keni pare cfare po nodhe ne tiktok ne komentet

shume shikon sjele skandaloze por interesant
dalin huaj meshkujt edhe shajn njeri tjeter me shqiptare edhe femrat dalin ta mbroj huaj ne menure jashte zakonshme
eshte qesharake meshkujt ton se nuk djine te mbajn dot veten edhe vjin shume turp te shikosh kte, por ka nje problem...
kur shikojn kte djem edhe mejshkujt brezi ri shqiptare mos po ben nje dem psikolgokishte se nuk kam pare ne kte nivel ku femrat dalin shume mbrojtese huaj
eshte nje gje qe shikon shpesh ne shoqerine ton kur ulin njerin tjetrin me zore...cfare eshte kjo phenomen
por besoj eshte nje gje qe po bon nje dem shume e madhe per shoqerine ton te ardhmje
submitted by KopeMaxxer to albania [link] [comments]


2024.02.19 17:25 d2mensions A i konsideroni emrat si Gjergj, Gjon, Jozef, etj shqiptar?

Këto emra më duken shumë të “shqiptarizuar” për të mos qenë shqiptar. Gjithashtu shiptohen shumë ndryshe nga shqiptimi i tyre origjinal: Gjergj nga Georgius, Gjon nga Iohannes, etj. S’besoj se ndonjë popull tjetër përdor të njëjtat emra.
Kjo mund të thuhet edhe për emrat musliman si Ismail, Qemal, Naim, etj. Por këto nuk më duken aq unik sa të identifikohen me shqiptarët.
Por kam parë se plot nga ju nuk i quani shqiptar sepse origjina e tyre është e huaj, ndryshe nga emrat me origjinë vendase si: Drin, Fatjon, Driton, etj.
Çfarë mendoni?
submitted by d2mensions to albania [link] [comments]


2024.02.10 00:33 Ok-Letter3775 Historia e emrave shqiptar para pushtimit osman

Pershendetje te gjitheve!
Para pak kohesh teksa po lundroja ne rrjet, rastisa ne nje artikull te wikipedias mbi Librazhdin, ku lexova qe pak pas pushtimit osman, turqit kishin bere atje nje rregjistrim te popullsise (viti 1467). Mbi te gjitha, ne wikipedia citohen dhe emrat e mbiemrat e banoreve te zones. Normalisht keto emra jane shume te ndryshem me emrat e sotem, madje disa ngjajne si emra te huaj. Gjithesesi, kjo mund te kete te beje me ndikimin bizantin tek individet dhe banoret ne ate kohe. Disa shembuj jane: Ilia Berishi, Pop Mihali, Gjergj Vaskuqi, Ivo Stajo, Nikolla Todini, Miho Gjirgashi, Todor Sqavi, Mihal Arass etj.
Ne te njejten linje gjeta nje artikull te ngjashem por kesaj rradhe mbi banoret e fshatrave te Mirdites, gjate vitit 1602. Disa shembuj emrash jane: Gjin Gjergji, Gjeto Laloshi, Gjon Qafalia, Geg Zajsi etj.
Mua mu duk shume interesante per te pare listat e kryefamiljareve ne qytetet e banuara nga shqiptare, pikerisht para pushtimit osman ose para konvertimit te shqiptareve ne fene islame. Cfare une kerkoj te gjej eshte ndoshta dhe ndonje emer i humbuvdekur me origjine shqiptare qe ndoshta mund te kishte dhe sot ndonje perdorim. Per kete arsye doja tju drejtohesha juve, sepse fatkeqesisht keto lloje artikujsh jane mjaft te paket, dhe lista te tilla ndoshta mund te gjehen vetem ne defteret e ndodhura ne arkivat turke. Prandaj nese ju keni hasur ne artikuj te ngjashem, me te njejten tematike atehere do me behej qejfi nese do ti ndanit ketu me mua :)
Ju falenderoj!

submitted by Ok-Letter3775 to albania [link] [comments]


2024.01.31 11:46 lemuriakai_lankanizd old song about Albanian history 2000 style by boys kenge per historine shqiptare stil 2000 nga djem

Hi guys! I used to listen to a song once I discovered when I searched “proud to be Albanian”, which is a meme song. The title is “proud to be Albanian” in the video even though name I believe is different. It’s sung by 3 youth boys and the video I believe is about Albania and history or patriotism (due to the reference of the mountain and its videography) also there were 2-3 girls dancing in short red skirts with black tops. Boys were wearing yellow and blue as I remember. The video is like 2000s style any where from 2004-2007 particularly 2005. The guys are screaming “oh hé……! Oh ho…..! Turning their heads to the side while doing “stand at ease” position and using their hand like they are whispering. If you happen to be underage or gen Z, you can ask your xennial (80s born) or millennial uncle/aunt brothesister or anyone about this. The video also shows the peak/canyon/mountain about the eagle. Also some landscapes and ruins/monuments. The song has a similar style to “Jennifer Lopez’s love don’t cost a thing”. Guys please help me I’m in a hurry. It’s a very old video and I got a distant memory out of nowhere. I typed “ proud to be Albanian” and it doesn’t come at all no matter how much you scroll down. Thanks in advance love y’all!
submitted by lemuriakai_lankanizd to albania [link] [comments]


2024.01.01 20:07 Soggy-Investigator53 Gjithe shqiptaret e kane origjinen nga Dardenet qe kane emigruar ne Alpet Shqiptare gjat dundjeve Sllave

Ka ardhur koha te pranojme ne nje fare menyre se gjuha shqipe nuk eshte folur ne menyre uniforme ne te gjithe territorin shqiptare ka pas periudha ku ne Epire eshte folur Latinisht, Greqisht dhe Bulgarisht dhe ne Kosove eshte folur Latinishte dhe Serbisht.
Gjuha shqipe eshte dukshem nje pasardhese gjuhen iliro thrake autoktone te ballkanit. eme specifikishte mund t epercaktohet nga afersia e gjuhes shqipe me rumanishten se keto gjuhe kan qene ne kontakt me njera tjetren per shume, nga formimi i dialekteve shqiptare faktohet gjuhesishte se dialektet e gjuhes shqipe kan filluar te formohen ne shekullin e 400 A.D ndoshta nga popullsi te zhvendosura nga dundjet e goteve ose huneve, pra popullsia vendesa e ketyre territore qe kane qene kryesishte Illire te asimiluar ne kulturen greke ose romake kane filluar te flasin dialektin Dardan te perzier me ndonje dialekt Thrake. Por megjithate shqipja pavaresishte se ka ardhur ne keto territore gjate shekullit te 400 ajo ndervite eshte tkurur si pasoje e dundjeve sllave , per te fituar serishte peshe ne shekullin e 11 ku kemi pasur ekspansion shqiptare dhe gjate sundimit Ottoman kur u kthyem ne musliman dhe si mysliman ripushtuam Kosoven dhe territore te tjera. Po mos te ishte per malet e veriut te Shqiperise ku banojne ata qe ne i shajme si malok ndoshta sdo te kishte fare shqiperi sot.
submitted by Soggy-Investigator53 to albania [link] [comments]


2023.10.19 23:59 Specific-Loud Turp atyre qe dojne te na shofin te ndare! Gjendja e r/Albania

Duke u nis nga postimi i fundit ne front page qe eshte bere duke tallur nje koment pallidhje nga nje vajz qe thote jam Kosovare dhe jo Shqiptare, shkoj dhe shof komentet dhe jane me te vertet skandaloze. Uroj shume te jeni fmijaca dhe mos ti keni as 16 vjet ne kte toke.
Shqiptar qe shajne Shqiptare ne veri duke i thene hajna, drogaxhi, emigranta. Shqiptar qe shajne Shqiptare ne jug duke i thene se e kosiderojne veten grek. Shqiptar te Kosoves qe fyejne Shqiptare dhe Shqiptare qe fyejne Shqiptare te Kosoves.
Pastaj vazhdojne fyerje ne lidhje me besimin jopo Allahu dhe turku jopo Krishti dhe sllavi e europiani.
Turp t'gjithve qe beni kshu komentesh. Sa gjaku eshte derdhur qe ju te keni mundesine te flisni shqip, te gezoni nje komb e nje toke, dhe te keni nje identitet i cili i ka rrenjet shume te thella ne Europe dhe Histori.
Gjyshi im oficer ka mbajt nje familje Kosovaresh qe kane ik nga masakrat qe jane bere nga Serbia, dhe asokohe kane qene 3 te rritur, babai im me 6 motra dhe vllezer. Te gjithe nen nje cati, duke jetuar me nje cope rroge, duke e ndare dhe copen e bukes. Shoket e Gjyshit, Shqiptare, kane shkuar te luftojne perkrah Kosovarve per te mbajt larg ushtrite Serbe ne menyre qe femijet dhe grate te largoheshin.
Jam i bindur qe shumica prej jush jeni emigranta dhe jeni dorezuar persa i perket Kombit tuaj. Shume qe bejne si trima ktu, nese neser do kishte lufte ne atdhe, dy pike gjak nuk do i kishit derdhur, ama komente ne twitter dhe story ne instagram plot.
Pastaj i lepiheni Europes dhe i thoni pellazge atyre qe vazhdojne te jetojne ne Shqiperi dhe harroni qe po ato vende jane munduar shume ta bejne copa-copa Shqiperine, sic kane bere duke i dhene territore Jugosllavise dhe Greqise.
I them faleminderit zotit qe ky sentiment nuk ndiqet ne jeten reale por vetem ne jeten ku je pas nje ekrani.

Pak histori per ju injorantat dhe "patriotat" qe kujtoni se me fol shqip, me festu 28 Nentorin dhe me ba tifozllik per Shqiperine kur luan futboll, ju ben Shqiptare.

Nga I nderumi At Gjergj Fishta:
“Në rast se ata nuk na duan në një shtet të vetëm, pasi thonë shqiptarët qenkan Musliman Atherë… Na Kristianët, do ti shkriejmë kryqet tona dhe do ti bajmë fishek, me mbrojt vllaznitë tanë musliman shqiptarë”
“Ju rrugaça sallahana, vagabonda shakllabana, rricna t’ndyet, mikrobe të kqij qi të mjerës moj Shqipni kthelltë hi i keni në mushkni pa dhimbë gjakun tuj ia pi, por der kur, bre batakçi! Bre coftina, kalbe mbi dhè der kur ju, tu tallë me ne, do t’na qelbi fis e atdhè?”
Nga I nderumi Vaso Pasha:
"Priftnit e hoxhet ju kane hutue, Per me ju damun me ju vorfnue! Vjen njeri i huej e ju rri n'voter, Me ju turpnue me grue e moter, E per sa pare do t'fitoni, Besen e t'pareve t'gjith e harroni, Baheni robt e njerit t'huej, qe nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej. Coniu, shqyptare,prej gjumit coniu, Te gjithe si vllazen n'nji bese shterngoniu, E mos shikoni kisha e xhamia: Feja e shqyptarit asht shqyptaria!"
Nga hero i popullit Isa Boletini:
Edhe njëqind vjet jetë në paqa, të tana ia kam falë atdheut! Edhe njëqind herë n’u rrëzofsha prapë kam me u çue e kam me dalë ku është balli më i vështirë i luftës! Me vdekë për atdhe më duket si me le për së dyti! Unë njëqind herë jetën e jap, po kurrë armën, nderin, Flamurin dhe Atdheun tim!…’ Unë kam ngrit krye për hakun e Shqipnisë. Nuk lypi shpërblime për vete. Unë jam mirë kur asht mirë Shqipnia!
E shume te tjere qe kane vdek per ju.
Turp dhe marre ju qofte!
submitted by Specific-Loud to albania [link] [comments]


2023.10.02 18:19 DrawingOutrageous792 Aka Kosova editor ose producent per CGI?

Provova me i kqyr epizodat e familjes moderne edhe niher per hatër tnostalgjisë kur kam qen ma i ri. Gabimi ma i madh i jetes tem qe najher e kom bo... Mu doke sikur ato ondrat e kqija kur bi me flejt me temperatur tmadhe e nuk di a qohna neser i paralizum apo pak ma mirë. Tu e kqyr mendova diqka, aka vlla kosova asi njerz qe e bojn photoshop ni film me lugata, ose naj film me fantazma, ose pushtim alienve. Diqka qe nevojitet CGI per me jau rrenqeth lesht e karit do njerzve qe kan qef me kqyr horror ose fantashkencë.
Spo thom qe skem filma tmirë, po krejt qka thiren tmirë jon ato filma shqiptar bardh e zi, turqit tu i shky librat e kimisë e shqiptari tu bo me kry.
Qe ni ide tmirë sa per fillim. Ska nevoj mu kon shum "fancy". Diqka kreative, e shkurtë, funny edhe sa me kuptu populli kosoves qe i hinem rruges hollywoodit plus edhe regjisort marin pak eksperiencë nket zhaner.
Ideja per ni film "krim mister", apo din qysh, asi filmi qe desin gjinja e sdin kerkush kush kari o ka sill. Diqka goofy per fillim: Pershembull ja fillon filmi me naj katunar tlodht qe ka harru mi qit uj gollf dyshit edhe i shkrihet diktungi i kresë edhe bllokon gollf dyshi. Si pasoj e bllokimit duhet me lon gollf dyshin ni qosh truges edhe me thir ni taksi mu kthy nshpi.
Kur kthehet katunari nshpi e gjen krejt antart e familjes tprem nfyt edhe tvjert per kome para oborit tshpis. Kur afrohet me kqyr ma mir e gjen ni foto tgollf dysshit kur o kon i ri.
Kryhet krejt varrimi edhr don katunari mu kthy me marr golff dyshin se o kon amanet i babes. Nuk e gjon nqosh truges ku e ka lon heren e fundit po e gjon ni leter qe e ka shkru gollf dyshi "KOM ME TI QI ROPT EDHE TY SHUM SHPEJT" Dmth pe dini ku po du me perfundu apo? Po pra, gollf dyshi osht krimineli.
Hajde djem e vajza. Krijoni najsend.
submitted by DrawingOutrageous792 to kosovo [link] [comments]


2023.07.01 12:17 Theologykulogos Buletin, Nr. 2-Korrik 2023

Buletin, Nr. 2-Korrik 2023
Ky është vëllimi i dytë i buletinit mujor të Departamentit të Theologjisë dhe Kulturës, Kolegji Universitar Logos. 🗞️ Në këtë vëllim kujtojmë momente nga ceremonia e diplomimit të studentëve tanë të programit Bachelor në Theologji Sociale, mësoni për historinë e manastirit dhe festën e Shën Joan Vladimirit dhe klikoni mbi ikonat për të gjetur të gjithë informacionin e nevojshëm për programet tona të studimit.
Mund ta lexoni duke klikuar linkun e mëposhtëm 👇 https://theolkulogosalb.wordpress.com/2023/07/01/buletin-nr-2-korrik-2023/

kulogos #newsletter

submitted by Theologykulogos to u/Theologykulogos [link] [comments]


2023.06.13 13:16 Yatanokagami Propaganda Serbe ne Internet

Nuk eshte vetem Reddit ku serbet po kontrollojne mediumin.
Kam pa edhe ne twitter ku zakonisht ne username e kan fjallen Illyrian ose dicka te tjlle, me profile pic te Skenderbeut- ku bejne postime vetem per me shkaktu percarje fetare.
Keto hohve te fundit vec me shpesh po ndodhe! Njerzt po e hajne foren edhe po perlahen a je shqiptar nese je musliman a jo 🤦‍♂️🤦‍♂️🤦‍♂️🤦‍♂️
submitted by Yatanokagami to Kosovaret [link] [comments]


2023.04.05 16:54 Theologykulogos Studioni Bachelor në Theologji në Kolegjit Universitar Logos

Studioni Bachelor në Theologji në Kolegjit Universitar Logos
-Studioni Bachelor në Theologji në Kolegjit Universitar Logos (3 vjet, 180 kredite ECTS). -Përjetoni eksperiencën në Manastirin e Shën Vlashit. -Aftësim i sigurt profesional. -Kurrikula e re -95% e të diplomuarve tanë tashmë punojnë në sektorin që kanë studiuar. -30% e të diplomuarve tanë vazhdojnë studimet në programin tonë Master i Shkencave në Turizëm Religjioz”. -Praktikë profesionale -100% bursë studimi dhe qëndrim në konviktet e kampusit Kriteret e pranimit 👇 https://theolkulogosalb.wordpress.com/pranimet/ Për më shumë informacion vizitoni faqen online https://theolkulogosalb.wordpress.com/programi-bachelo ose kontaktoni në: tel: +35569 30 30 277, +35567 22 47 059 e-mail: info@kulogos.edu.al, teolorthalb@yahoo.com Kolegji Universitar "Logos" -🎓 Dritë dhe fuqi jete!
submitted by Theologykulogos to u/Theologykulogos [link] [comments]


2022.05.27 17:36 Lumpadu Familja Haxhibulaj nga Kolashini i malit te zi.Kjo familje i shperngul nga Kolashini per ne Sanxhak ne vitin 1924.Fotoja eshte e vitit 1948 ne Sanxhak.Deri ne vitin 1858 popullsia e Kolashinit ishte plotesisht shqiptare muslimane.

Familja Haxhibulaj nga Kolashini i malit te zi.Kjo familje i shperngul nga Kolashini per ne Sanxhak ne vitin 1924.Fotoja eshte e vitit 1948 ne Sanxhak.Deri ne vitin 1858 popullsia e Kolashinit ishte plotesisht shqiptare muslimane. submitted by Lumpadu to albania [link] [comments]


2022.05.11 21:02 Ittsdarealthug Përshëndetje shqiptarë të dashur

Ju përshëndes thellësisht nga zemra nga Georgia, New York USA. U antarësova në këtë komunitet, per arsye me miliarda se e tillë është situata. Emri im është Kleviol Ahmeti dhe kam lindur në qytetin e ndritshëm të Lushnjës, por kam rreth 15 vite që po jetoj në USA. Dua të pranoj se kam pasur shumë probleme në Lushnjë për shkak të përfshirjes me bandat dhe dua ta bëj te qartë se me pëlqen ironia e Edi Ramës por vet jam berishian pioner larg famës. Doja tju bëja me dije që kam në mendje të hap një byrektore në NYC dhe dua sugjerime me emra të temave shqiptare. Mund të më ndihmoni në komente. Pas 44 sakrificave jam gati financiarisht per ta hapur këtë biznes. Ju falënderoj gjithë të mirat. K. Ahmeti
submitted by Ittsdarealthug to albania [link] [comments]


2021.11.12 08:54 EmrushNevzadi Përshëndetje, unë jam Dr. Emrush Nevzadi dhe është kënaqësia ime të marr pjesë në këtë AMA.

Pershendetje te nderuar,
Sa per fillestare, une e kam mbaruar specializimin ne Spitalin e Universitetit te PA - ne Abramson Cancer Center Philadelphia, PA, Shtetet e Bashkuara te Amerikës. Kam 25+ vite pervoje ne fushen e medicines dhe kam studiuar gjuhen Llatine pothuajse tere jeten time.
Punimet shkencore te fundit i kam kompletuar bashke me Dr. William S Phipps nga Universiteti i Teksasit, Departamenti i Patologjisë mbi konsumin e “synsepalum dulcificum” (zakonisht njohur si manaferrat e embla) dhe ndikimi i tyre mbi imunitetin dhe rrjedhen e semundjes se COVID-19. Ne rajonin e Rekës së Epërme ne Maqedonine e Veriut jane testuar gjithsej 68 lende. 53 mostra plazme nga donatorë te shendetshem, 49 serume nga paciente me semundje reumatizmale dhe 35 ekzemplare nga individe pozitive per panelin viral respirator të bazuar në reaksionin e zinxhirit polimerazë (PCR).
Historiku i shkurte i familjes sime fillon ne Stambollin e afert. Te paret e mi, sipas gjitha gjasave me origjine jane nga Perandoria Osmane. Te paret e mi me mbiemer familjar quheshin Selanikli, dhe per nje kohe te gjate kam menduar se origjina jone ishte Greke, mirepo mbiemrin e ndrruan kur u vendosen ne Manastir ku edhe Nevzad Selanikli, katër-gjyshi im, sherbeu si perkethyes Ottoman ne Vilajetin e Bitolit. Nuk e mohoj dot se ne familjen tone ka pasur martesa edhe me sllavet, e besa edhe me shqiptaret e mund te kete edhe Grekër.
Për kah bindjet fetare, une jam nje Musliman i moderuar i Sektit Suni, dhe kete fakt nuk e mohoj. Per kah bindja nacionale jam nje Shqiptar i Perbetuar, ndonese sic potenconva, ne familjen tan ka pasur gjak te huaj.
Ju faleminderit per pjesemarrjen tuaj.
Shendet, Dr. Emrush Nevzadi
submitted by EmrushNevzadi to kosovo [link] [comments]


2021.07.15 08:53 TardisRose_91 Emra per djem

Pershendetje shoqni :)
E kam nje pyetje paksa te pazakonte per kete sub. Ne tetor do te na lind nje djale, dhe jemi pak lost sa i perket emrit. Mendova te marr ide nga ju pasi qe skam degju dicka te mire prej shoqnise IRL deri tash. Ne pergjithesi po na pelqejne emrat shkurt dhe shqip, si Diell dhe Mal. Fatkeqsisht jan perhape shume tek gjenerata e re, dhe po kerkojme dicka tjeter.
A keni sugjerime? :D
submitted by TardisRose_91 to kosovo [link] [comments]


2021.03.14 17:46 T-1912 Nese e indentifikon veten si musliman e jo si Shqiptar ather jeni turpi i UÇK dhe nuk keni te drejt me fol per ta

Nese e indentifikon veten si musliman e jo si Shqiptar ather jeni turpi i UÇK dhe nuk keni te drejt me fol per ta submitted by T-1912 to albania [link] [comments]


2020.12.30 19:39 Gatinidoesbjj Bjj and Star Wars combat styles. Beware nerdy stuff below.

Hey guys, so I've been thinking about star wars a lot and came up with these equivalents. I hope you find them entertaining at the very least. I recently made this post on FB and people thought I was a kissless virgin but I'm sure you'll appreciate it.
Caveat: Since we are talking about futuristic weapons in a distant setting, equivalents might not be 100 % spot on, nevertheless I did not try to shoehorn them.

Form I: Shii-Cho

When learning lightsaber techniques, a Jedi or Sith apprentice is trained to recognize all seven forms of combat. Shii-Cho, also known as Form I, is the oldest and most elementary form of lightsaber combat developed by the Jedi Order. Shii-Cho is still taught to youngling Jedis because it is the most basic. This style is known to be used when all other forms of combat have failed. Because this form has such early origins, Shii-Cho is not optimized for a lightsaber to lightsaber combat and is used predominantly for defense.
BJJ equivalent: This would be the gracie style of BJJ pre Royce era. Think about classic bjj a la Carlson or Helio. It's meant to defeat an untrained opponent using basic things like kimura from guard or triangles or cross collar chokes. It's not flamboyant or pretty, but hey, it works. The last line really gives it for me'' when everything else has failed'' use this. This is especially important for older grapplers
Think about Obi wan's duel with Anakin during the fourth movie. They are both older gentlemen but nonetheless can still pretty much fight anyone they might come across in a lightsaber duel. Try to roll with any older grappler and sure, they might not prance around a la Rafa mendes but they can still pull nasty basic stuff on you. Closed guard will never ever fail a seasoned grappler.
Form II: Makashi
Once the Dark Jedi and Sith Lords emerged, Form I became outdated and the Jedi needed a combative form that was both offensive and defense, something more equipped for a lightsaber to lightsaber contact. At this point, many switched to the Makashi form, also known as Form II or the Contention Form. This form is both graceful and calculated, relying on balance and complicated footwork to outsmart their opponent. In the Makashi form, opponents use only one hand and with this form, the user is usually able to disarm their opponent without killing them.
The evolution of closed guard pretty much followed what Royce did during the first UFC. Closed guard gave way to different open guards from De la Riva and different forms of half guard were all the rage during the 90's. When grapplers had to fight other seasoned grapplers closed guard wouldn't cut it anymore. Staples of this style rely on balace and hand positioning like butterfly guard, classic guarda Pudim and half guard. An untrained opponent might get triangle-choked just by stuffing their arm into their chest, but you'll have to do other stuff against someone who knows bjj. This is the style of Royce but more importantly, De la Riva and Renzo Gracie.

Form III: Soresu

As intergalactic combat changed and blasters became more relevant, the Makashi form of fighting soon became obsolete. Unlike Shii-Cho, which is still used by Jedi, Form III, also known as Soresu or the Way of the Mynock, replaced Makashi (Form II). This form is known to be the most resilient and the ultimate expression of the non-aggressive Jedi philosophy. Obi-Wan Kenobi, a master of Soresu, was said to be able to block any strike and able to move less than 20 hits per second
This is the style of Marcelo Garcia. His arm drag single leg and wrestling against much larger opponents are just the staple of the ''arte suave'' of the mid 2005's. His evolution of butterfly style can hardly be describe as a guard anymore ( Form II). This is marcelo's style, no more words needed. Also, Marcelo just needs to be BJJ's Obi Wan Kenobi.

Form IV: Ataru

As lightsaber wielders started becoming more skilled and powerful in the force, Form IV, also known as Ataru or the Aggression Form, grew in prominence. Ataru fighting techniques date back through the Old Republic and even were employed during the Mandalorian Wars. Due to its aggressive nature, Ataru became the favored combat style for many Sith and is marked as the second most kinetically active combat form, aside from Form VII. Much of the Ataru style is affected by how skilled the fighter is with the force seeing as it heavily relies on the use of Force-assisted acrobatics. Like Makashi (Form II), Ataru is most useful in one-on-one lightsaber combat. Relying on a compilation of speed, agility, and strength, practitioners of this form are combatting on the offensive.
Tereré. His style was the most agressive thing the world had ever seen during the early 2000's. His toreando guard passing and his reliance on speed and takedowns are the complete opposite to Marcelo's style. it doesn't come as a surprise that Tereré never pulled guard( unlike marcelo) Both are staples of the 2000's generation. A more modern grappler would be Leandro Lo.

Form V: Shien & Djem So

When observing Form V of lightsaber combat, a good opponent will be able to recognize the two principal disciplines of Shien and Djem So. Form V evolved from Form III as a method to not only defend oneself but also give the fighter an opportunity to be on the offensive. Shien, the classical variant of Form V, is mainly used in combat that takes place at a distance, like deflecting shots from a blaster. On the other hand, Djem So was specially designed for a lightsaber to lightsaber combat. The underlying factor in both Shien and Djem So is to use your opponent’s attacks against them in a counter-strike. Like many lightsaber forms, this one is used by both Sith and Jedi alike although some Jedi felt that the aggression used in this form was not faithful to the Jedi way. Many large lightsaber-wielding individuals prefer to use Form V because it relies less on acrobatics than some of the other offensive forms.
Roger Gracie and Kron Gracie are the main exponents of this style. It is an evolution of the basic stuff we all do from closed guard into an effective style meant to attack trained and untrained opponents alike. It is by no means needlessly acrobatic, but it still a fighting style perfectly fit for mma.
Form VI: Niman
Form VI, also referred to as Niman or the Way of the Rancor, was developed in order to combine many of the previous forms into one, centralized fighting technique. In merging the previous forms, Form VI became the first form that did not have a signature fighting technique, but also the first form that did not have a particular weakness. Because of the lack of specialization to this method, when training in the Niman form, lightsaber-wielders usually accompany this form of combat with force-based combat.
The Berimbolo generation of the early 2010's mainly used an evolution of everything the previous generation had left for them and turned it into a specialized way of grappling using the gi as a weapon. This is the style of Rafa Mendes, Miyao's and Keenan's. They can all do takedowns, pull guard and gracefully pass. They excel at every form of grappling combat.

Form VII: Juyo (or Vaapad)

Finally, the seventh form of lightsaber combat emerged and was referred to as either Juyo or Vaapad or Form VII. Form VII is the last known form of lightsaber combat and is known to be the most aggressive. Jedi Master Mace windu is the main Jedi known to use this form of combat because Form VII is the most aggressive and only the most Force-sensitive individuals can execute this form successfully.
Danaher is a staple sith lord wearing black rashguards and thinking about leglocks( leglocks in brazil to this day are seen as a big no no). Don't you get an aura of bad energy when someone pulls one on you? I certainly do. Also, he has a secret group of students, you can't get more sith than that.
I hope you guys liked it :)
submitted by Gatinidoesbjj to bjj [link] [comments]


2020.12.14 20:09 elektra01 Emri juaj i preferuar per qen?

Na jipni ndonje ide per ndonje emer qeni. Ose emer shqiptar ose gjerman. Jo emra njerezish ju lutem :)
submitted by elektra01 to albania [link] [comments]


2020.09.01 09:11 Tepelenas Udhetimi ne Shqiperi

Pershendetje djem e goca ,
Doja tju pyesja cfare eksperience keni pasur me policat shqiptar sidomos gjate kohes se veres ? Shoh shume targa kosovare qe ndalohen per parakalime te gabuara
submitted by Tepelenas to kosovo [link] [comments]


2020.04.26 16:43 Selam-Labi O Shqiptare, cfare mendoni per komentet ne kete " artikull" per Elvic Nacin?

Deshiroj thjesht te di mendimin mesatar te ketij nen forumi.
Ky eshte artikulli: https://www.gazetatema.net/2020/04/26/gruaja-e-elvis-nacit-e-quan-profesor-te-shoqin-para-tij-kam-emocione-skuqem/
Per ata qe nuk e dine, Gazeta Tema eshte e Mero Bazes ose Mero Gelbazes sic therritet ndryshe.
Ka qene zari i Berishes per 14 vite dhe zar i Rames per 12 vite tashme.
Tema eshte nje nga mjetet kryesore te propagandes se Rames.
Ka me dhjetra komentues te Endri Fuges dhe Meros aty cdo dite.
Ka edhe agjente grek qe komentojne qe i le Mero sepse rrisin klikimet mbasi ofendohen nga Shqiptaret.
Por ne kete rast une nuk mendoj se shumica jane komentues me pagese.
Mua komentet aty me kane skandalizuar me thene te drejtjen.
Mendoj se tek shume shqipfolesa te Shqiperise, kompleksi i te qenit Mysliman eshte me problem se tek shume vende tradicionalisht te krishtera.
Mendoj se po te ishin kaq shume patriote Shqiptaret e Shqiperise dhe te donin kaq shume " identitetin Shqiptar" as nuk do ishte ne kete derexhe Shqiperia sot, dhe as nuk do ishte mbush Tirana me restorante me emra Italiane, dhe as brezi i ri nuk do kishte keto emra qe ka.
Ore, mund te jene edhe te Rames ata komentues sepse Elvisi eshte bere nje lloj " kundershtari" I Rames me shembullin qe ka dhene.
Me vjen vertet keq per Elvisin sepse ka nxjerre me qindra familje Shqiptare nga nje mjerim afrikan, dhe ka shpetu edhe shume jete.
Te marresh ato te shara dhe ofendime eshte maskarallek i paimagjinueshem.
submitted by Selam-Labi to albania [link] [comments]


http://rodzice.org/